Kryeministri e kryeparlamentarja e LDK-së, të ndarë edhe në Festën e Çlirimit

Premte, 12 June 2020 11:54

Vazhdojnë të mos komunikojnë mes njërit-tjetrit zyrtarët e LDK-së: kryeparlamentarja e vendit, njëherësh nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani dhe kryeministri Avdullah Hoti, po ashtu nga LDK-ja, që nga rrëzimi i Qeverisë Kurti me 25 mars me iniciativën e LDK-së, e cila ishte në koalicion qeverisës.

Kjo u pa edhe në shënimin e 21-vjetorit të çlirimit të Kosovës, kur kryeministri kishte planifikuar në agjendën e tij homazhe edhe tek Memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-së në sheshi ‘Nënë Tereza’ në orën 09:15, por nuk u ndalua fare.

Kjo për arsye se aty kishte organizuar një ceremoni kryeparlamentarja Vjosa Osmani me komandantin e KFOR-it e ku ishin edhe të gjithë ambasadorët, në kujtim te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të KFOR-it në sheshin ‘Nëna Terezë’, raporton SYRI.net.

Sikur kryeministri ashtu edhe kryeparlamentarja kanë realizuar agjenda të ndara, duke mos u përballur bashkërisht në të njëjtat vende.

Ekipet e dy institucioneve janë parë shesheve të kryqeytetit dhe derisa kryeministri dhe një pjesë e kabinetit qeveritar posa kanë në qeveri, menjëherë nga kuvendi ka dalur kryeprlamentarja drejt shesheve.

Protokollet e dy zyrtarëve të lartë të shtetit, kryeparlamentares dhe kryeministrit, janë kujdesur që gjatë ceremonive për shënimin e 21 vjetorit të çlirimit të Kosovës, gjatë lëvizjes në sheshet kryesore të Prishtinës ata (Osmani e Hoti) të mos të takohen përball njëri tjetrit, ku në raste ceremoniale e festive dy zyrtarët e shtetit mund të nderojnë heronjtë në të njëjtën kohë.

Ndërkaq kryeparlamentarja Vjosa Osmani disa herë ka bërë homazhe e ceremoni të përbashkëta me ish kryeministrit nga VV-a ALbin Kurti.

Kryeministri Avdullah Hoti dhe kabineti qeverisës me LDK-ë, AAK- Nisma kanë bërë homazhe te shtatorja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në Velani, për të vazhduar më pas te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti tek sheshi me po të njëjtin emër e më pas në hapjen për vizitorë të ish- Burgut të Prishtinës, cili në të ardhmen do të shndërrohet në muze.

Por kryeministri edhe pse kishte planifikuar në agjendën e tij homazhe tek Memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-së në sheshi ‘Nënë Tereza’

Derisa kryetarja e kuvendit Vjosa Osmani, komandanti i përgjithshëm i KFOR-it, gjeneral Michele Risi, ambasadori amerikan Philip Kosnet, ai anglez Nokolas Abot, ai gjerman Kristian Heldt, ambasadorja franceze Kristine Butel, e ambasadorët e vendeve tjera, diplomatë, nënkryetarja e kuvendit nga LVV-ja Arberie Nagavci, shefi i grupit parlamentar Rexhep Selimi vendosë lule te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të KFOR-it në sheshin ‘Nëna Terezë.’

Ashtu sikur kryeparlamentarja edhe kryeministri nuk janë deklaruar edhe për institimit nga SYRI.net.

/Besim Toska

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Denoncimi i PD: Skandal tek kopshti ‘4 Stinët’ në Tiranë, bashkia fshehu rastin me COVID-19, prokuroria të hetojë

Politikë

Denoncimi i PD: Skandal tek kopshti ‘4 Stinët’ në Tiranë, bashkia fshehu rastin me COVID-19, prokuroria të hetojë

  Partia Demokratike i bëri thirrje prokurorisë që të hetojë në lidhje me rastin e mbylljes së kopshtit ‘4 Stinët’ në Tiranë, pas rasteve që u shfaqën me koronavirus. Në një dalje...

Nard Ndoka ironizon Ramën:Pse nuk bëhesh president i Flamurtarit

Politikë

Nard Ndoka ironizon Ramën:Pse nuk bëhesh president i Flamurtarit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Nard Ndoka ka ironizuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke i thënë të bëhet president i Flamurtarit. Duke iu referuar deklaratës së kryetarit të PD, Lulzim...

Rakipi:Deklarata e Bashës, mjaft serioze! Rama kërkon garanci të mos marrë haraçin për gjithçka ka bërë!

Politikë

Rakipi:Deklarata e Bashës, mjaft serioze! Rama kërkon garanci të mos marrë haraçin për gjithçka ka bërë!

Gazetari Ylli Rakipi, ka qenë i ftuar në emisionin “Në fokus” në TV T, ku ka komentuar deklaratat e Lulzim Bashës, lidhur me një ofertë për pazar, që i ka...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!