Njësoj si shefi i tij, zëvendëskryeministri Goran Rakiqi edhe ministri i Kthimit dhe Komuniteteve të Republikës së Kosovës Dalibor Jevtiq, nuk ka asnjë simbol në zyrat e ministrisë të cilën e drejton.
Me këto veprime zyrtarët serbë që janë pjesë e Qeverisë së Republikës së Kosovës, po tregojnë se nuk frikësohen nga shteti i së drejtës, duke mos respeketuar ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Edhe në lajmet për takimet e ministrit me ambasadorët e komandantin e KFOR-it, askund nuk për mendet Qeveria e Kosovës, njejt sikur lajmet e Rakiqit.
Goran Rakiqi e Dalibor Jeftiq, po shihet se po veprojnë në të njejtën vijë, duke injoruar shtetin pjesë e së cilit janë.
Edhe Jevtiqi sikur Rakiqi në takimet me ambasadorët e zyrtarët e tjerë si me atë amrikan Filip Kosnet, , atë italian Nikola Orlando, me komandantin KFOR-it gjeneral major Michele Risi e ambsadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Bratu, siç edhe shihet në fotografi nuk ka asnjë simbol të Republikës së Kosovë ministër i së cilës është e po ashtu atye mungojnë edhe simbolet e shteteve të ambasadorëve që janë në vendin tonë.
Derisa për këtë çështje të ngritur nga "Syri.net", ashtu sikur shefi i tyre, kryeministri, Avdullah Hoti, përgjigje nuk kanë kthyer as kyreministria rreth mungesës së simboleve të Republikës së Kosovës në takimet e zëvendës kryeministrit/ ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal Goran Rakiq e ministrit të Kthimit e Komuniteteve.
As kryetari LVV-së Albin Kurti, nuk ka dashur të flas për "Syri.net" rreth mungesës së simboleve nga ministrat e zëvendës kryeministri serb.
Nuk kanë mjaftuar e nuk po mjaftojnë faktet e publikuara nga "Syri.net", për tu bindur për mungesën e simboleve, flamujve, logove të Republikës së Kosovë në takimet e Rakiqit e Jevtiqit me ndërkombëtarët.
Derisa presidenti Hashim Thaçi tha për "Syri.net", në kohën kur ka qenë kryeministër i vendit, përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve kanë respektuar institucionet, kushtetutën, lidhet dhe simbolet e shtetit të Kosovës. Përndryshe nuk ka qënduar asnjë minutë në zyren e vet", tha presidenti Thaçi
"Ai që nuk respekton kushtetutën, ligjet në fuqi dhe shtetin nuk mundet me qenë pjesë e institucioneve", tha presidenti Thaçi.
Nga ana tjetër institucionet gjyqësore dhe ato të organit të akuzës si dkuet akoma nuk kanë inicuar ndonjë procedur rreth kësaj çështje e cila këtë javë ishte tema kryesore.
Pas publikimi të këtij skandali nga "Syri.net" kanë diskutuar edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, por pa marr ndonjë veprim konkret për këtë.