Serbia po përballet me mungesën e krahut të punës dhe kjo ka sjellë që të punësojë gjithnjë e më shumë shqiptarë.
“Vendi po përballet tashmë me një mungesë të forcës së punës, “edhe pse shumë nuk më besojnë mua”, ka deklaruar presidenti serb Aleksander Vuçiç, gjatë një interviste televizive, raporton "B92".
Ai ka shtuar se gjatë një vizite te një kantier ndërtimi në një lagje në Beograd, ka vënë re se punëtorët atje “nuk flisnin gjuhën serbe”.
Më pas, presidenti tha se, këta ishin shqiptarë nga Maqedonia.
Vuçiç tha se gjithashtu ka parë shqiptarë të punojnë edhe nën vende të tjera ndërtimi në Serbi, siç janë autostradat dhe tunelet. “Sepse nuk kemi punëtorë të mjaftueshëm”, sipas tij, njofton scan.tv.
Në të njëjtën intervistë, Vuçiç njoftoi se borxhi publik i Serbisë do të jetë nën 52% të PBB-së, pra në ndër më të ultit në rajon, ndërkohë që buxheti i shtetit ka patur një tepricë për tre vite radhazi.