Presidenti Donald Trump reagoi pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.
"Me të vërtetë është historike", tha Trump, duke qëndruar përkrah dy udhëheqësve në Zyrën Ovale.
"Unë pres të shkoj në të dy vendet në një të ardhme jo shumë të largët."
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se Kosova dhe Izraeli janë pajtuar që të normalizojnë raportet dhe të vendosin marrëdhënie diplomatike, raporton Reuters.