Kryeministri i Belgjikës Charles Michel do të zhvillojë sot dhe nesër takim në Shqipëri dhe Serbi.
Kryeministri belg do fluturojë drejt dy vendeve, ku do të takohet me homolgët e tij dhe presidentët, siç raportohet në mediat belge.
Vizita e Charles Michel në dy vendet e Ballkanit vjen pasi si Shqipëria edhe Serbia përballen me sfida të rëndësishme duke përfshirë çështjet e sundimit të ligjit, sigurinë dhe stabilitetin gjeopolitike, por edhe për shkak se rajoni i Ballkanit është gjithashtu midis pikave të fërkimit midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë
Komisioni Europian rekomandoi këtë javë Këshillin për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë.Për Charles Michel, prioritet është forcimi i marrëdhënieve strategjike me Shqipërinë dhe Serbinë dhe për të mbështetur këto vende në progresin e tyre drejt demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të lirive themelore.