Mediat maqedonase ende në presionin e politikës

E Enjte, 03 May 2018 18:05

Sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve në Maqedoni kanë vazhduar edhe gjatë qeverisjes së re, por për dallim nga qeverisja e kaluar, ato janë në numër shumë më të vogël.

Kërcënimet me vdekje ndaj kryetarit të Shoqatës së Gazetarëve, Naser Selmani, nga funksionarë të BDI-së, kërcënimet dhe fyerjet ndaj gazetarëve dhe medieve tjera, si dhe kërcënimet e zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike, Koço Angjushev, ndaj kryetares së organizatës, “Transparency Maqedoni”, Sllagjana Taseva, janë disa nga rastet që kanë shënuar njëvjetorin e qeverisjes së kryeministrit Zoran Zaev.

Drejtuesit dhe njohësit e çështjes së medieve, thonë se Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit, e gjen Maqedoninë me probleme e sfida të trashëguara nga e kaluara. Fejzi Hajdari, botues i gazetës “Lajm”, thotë për Radion Evropa e Lirë, se ndryshimet për dallim nga e kaluara janë simbolike, ndërsa përmend rastin me median që drejton, e që ishte edhe pjesë e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi liritë dhe të drejtat e njeriut.

 “Sistemi gjyqësor vazhdon të jetë në funksion të politikanëve dhe partive politike kundër medieve dhe gazetarëve. Paramendoni, një gjykatës ka dënuar gazetën ‘Lajm’, në bazë të një padie nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, duke na mohuar të drejtën si media, që si palë e akuzuar të themi fjalën tonë në funksion të mbrojtjes. Pikërisht, shkaku i kërcënimeve të politikës, ne ishim edhe pjesë e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit. Nuk duhet të harrojmë edhe kërcënimet ndaj gazetarëve duke filluar nga kryetar i SHGM-së, Naser Selmani, për të përfunduar me konstatimin se gjërat kanë ndryshuar shumë pak, e ndoshta aspak”, deklaron Hajdari

Biljana Petkovska nga Instituti Maqedonas i Mediave, thotë se është e vërtetë se probleme ka, porse me rëndësi është zotimi i Qeverisë për të garantuar fjalën e lirë. Ajo thotë se sa është i sinqertë ky zotim, pritet të shihet me zgjedhjen e anëtarëve të këshillave të Agjencisë së Mediave dhe të transmetuesit publik.

“Me rëndësi është se Qeveria ka shprehur vullnetin politik për përmirësimin e gjendjes në këtë sferë, por duhet të shihet se sa do të funksionojë në vepër ky përcaktim. Kjo do të shihet me zgjedhjen e anëtarëve të këshillit të transmetuesit publik dhe të agjencisë së medieve, që duhet të kalojnë pas miratimit të ndryshimeve në ligjin për mediet, që tani më ndodhen në procedurë parlamentare”, thotë Petkovska.

Nga Qeveria thonë se angazhimi i saj nuk do të jetë vetëm deklarativ, por edhe në praktikë i zbatueshëm dhe se nuk do të ketë sulm apo kërcënim ndaj gazetarëve, që nuk do të marrë epilog gjyqësor apo institucional. Robert Popovski, ministër për Transparencë, thotë se organet e ndjekjes po vazhdojnë punën për zbardhjen e kërcënimeve me vdekje ndaj kryetarit të SHGM-së, Naser Selmani.

 “Kërcënimet që i janë bërë janë të palejueshme. Kjo u dënua nga të gjitha strukturat politike dhe partnerët e koalicionit qeveritar. MPB-ja ka kryer hetimet dhe tani rasti është në prokurori për hetimet të mëtejme. Pra, ky rast është në procedurë të marrjes së epilogut dhe nuk është harruar nga institucionet. Prokuroria duhet të veprojë në mënyrë profesionale ndaj të gjitha rasteve apo sulmeve që mund të bëhen ndaj punonjësve të medieve. Qeveria aktuale ka zero tolerancë ndaj sulmeve të këtilla”, deklaron Popovski.

Qeveria vlerëson se mediat e pavarura, të lira, të sigurta dhe me përgjegjësi të lartë, janë bazë për zhvillimin e një shoqërie demokratike. Ato janë një segment shumë i rëndësishëm për zhvillimin e shtetit, për përparimin ekonomik dhe social.

Ndryshe, në raportin më të ri të organizatës “Reporterët pa kufij”, Maqedonia ka shënuar një përparim simbolik lidhur me gjendjen e mediave, megjithatë në krahasim me vendet e rajonit ajo sërish ndodhet e fundit, duke u radhitur në vendin e 109./REL

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...