Fillon puna për themelimin e Asociacionit të komunave serbe

E Enjte, 05 Prill 2018 13:04

Lista Srpska i ka dhënë ultimatum qeverisë së Kosovës që deri me 20 prill të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ndryshe do të shpallte njëanshëm një asociacion. Në Prishtinë nisen hapat e parë...

Qeveria e Kosovës me mbështetje edhe të Presidentit Hashim Thaçi, riaktivizoi ekipin menaxherial, i cili do të bëjë draftimin e statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Riaktivizimi i këtij grupi punues bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Njoftimin e bëri të ditur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili thotë se në këtë proces do të ketë përfshirje edhe të faktorit ndërkombëtar.

Përbërja e ekipit

"Draftimi i statutit do të jetë një proces transparent dhe gjithëpërfshirës, i cili do të përbëhet nga 3 mekanizma punues: Ekipi menaxhues, Komiteti zbatues si dhe Grupi nacional konsultativ, të cilët do të garantojnë përfshirje të gjithë spektrit politik, shoqërisë civile dhe mekanizmave të tjerë relevant të shoqërisë. Në këtë proces do të jenë të përfshirë edhe mekanizma ndërkombëtarë, të cilët e kanë ndihmuar Kosovën në të gjitha fazat dhe ky do të jetë një hap i rëndësishëm i Kosovës në rrugën e saj të integrimeve euro-atlantike”, thotë në njoftimin për medie kryeministri Ramush Haradinaj. Sipas tij, "drafti final i statutit, në fund të procesit bashkë me direktivën, do të dërgohen në Gjykatën Kushtetuese, për t'u siguruar se është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”. Riaktivizimin e ekipit menaxherial, i cili do të bëjë draftimin e statutit për asociacionin e komunave me shumicë serbe, e përshëndeti Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili thotë se "Kosova është e përkushtuar për dialog dhe për të ndërtuar marrëdhënie të mira në mes të të gjitha komuniteteve në Kosovë".

Presidenti i mirëpret vedimin

"E mirëpres gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës që të bëjë funksional Ekipin Menaxhues për draftimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ky është një hap tjetër i rëndësishëm i Kosovës në përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare. Kosova është shembull i akomodimit të të gjitha komuniteteve dhe i promovimit të dialogut si mjet i vetëm për ndërtimin e paqes së qëndrueshme, në Kosovë dhe në rajon”, shprehet Presidenti Thaçi. Krijimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe është tema me e debatueshme në dialogun Kosovë-Serbi që zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Serbia vazhdimisht akuzon Prishtinën zyrtare se nuk po përmbushë këtë pikë të marrëveshjes së 19 prillit të vitit 2013 për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Javën e shkuar lista Srpska që në kuvendin e Kosovës përfaqësohet me 10 deputetë, u largua nga qeveria e Kosovës, pasi që autoritetet e Prishtinës arrestuan dhe dëbuan shefin e Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Duke marrë shkas për këtë arrestim, lista Srpska me mbështetjen edhe të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i dhanë ultimatum Prishtinës zyrtare, që deri më datën 20 prill, nëse nuk fillon puna në hartimin e statutit të asociaciont, atëherë ata do ta bëjnë në mënyrë të njëanshme.

Ultimatumi serb

Asociacioni nuk është kundër askujt, por është institucion edhe i serbëve edhe i shqiptarëve edhe i goranëve edhe i romëve. Policia dhe forcat paqëruajtëse KFOR, duhet të ofrojnë sigurinë e çdo qytetari. Së bashku me shqiptarët do ta ruajmë qetësinë. Ne jemi për qetësi dhe paqe dhe dua të paraqes një porosi të presidentit Vuçiq se ai dhe shteti i Serbisë, nuk do të lejojnë që serbët të maltretohen apo vriten", pati deklaruar Goran Rakiq, kryetar i listës Srpska. Sipas tij, statuti i Asociacionit, do të hartohet në bashkëpunim me Prishtinën dhe Beogradin, sipas Marrëveshjes së Brukselit të 19 prillit 2013, por ku nuk merret parasysh vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. E vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, parashikon që Asociacioni i komunave serbe mund të themelohet vetëm në bazë të kushtetutës së Kosovës e që këtij Asociacioni nuk i jepet autonomi.

Kundërshtimet e Asociacionit

Më e zëshmja kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, është lëvizja Vetëvendosja. Kryetari i kësaj partie deputet në kuvendin e Kosovës, Albin Kurti, tashmë disa herë e ka përsëritur që ai është kundër dialogut me Beogradin për këtë temë, por jo kundër dialogut me serbët e Kosovës. "Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë i akorduar në Bruksel në vitin 2013 është projektuar si një republikë serbe brenda në Kosovë, duke ndjekur shembullin e asaj në Bosnje-Hercegovinë. Për ne kjo është e papranueshme dhe këtë nuk do ta lejojmë që të ndodhë”, thotë Albin Kurti.

Faza e re e dialogut

Kosova dhe Serbia për më shumë se pesë vjet zhvillojnë dialog për normalizimin e marrëdhënieve. Të dy presidentët, ai i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tashmë janë dakorduar që të hyhet në një fazë të re të dialogut Kosovë-Serbi. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, tha sot në një konferencë për dialogun që po zhvillohet në Prishtinë, me temën "Skenarët e ‘Finales së Madhe' ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, se "shoqëria kosovare, ka një pajtim të gjerë që duhet kryer punët e papërfunduara në raportet me Serbinë. "Përmbyllja e dialogut politik me Serbinë, me marrëveshjen ligjërisht obligative, është interes nacional i Kosovës, i cili nuk njeh vijat ndarëse qeveritare dhe opozitare. Në këtë proces, ne duhet të jemi të bashkuar për ta mbyllur këtë kapitull të rëndë dhe tragjik historik dhe për t'i hapur udhë Kosovës për të qenë shtet i barabartë me të gjitha shtetet e tjera në OKB, në BE, dhe në paktin NATO”, u shpreh Thaçi. E për një marrëveshje finale me Kosovën ka folur edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke thënë se Serbia është e gatshme për kompromis me shqiptarët e Kosovës, ndërsa, më herët ka thënë se Gjermania insiston për një marrëveshje obligative me Kosovën. "Gjermania insiston në marrëveshje juridikisht obligative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që nga viti 2008, por për të gjitha këto vite disa në Serbi kanë gënjyer se nuk është kështu”, është shprehur ditë më parë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Marrë nga Deutsche Welle

Modifikuar më E Enjte, 05 Prill 2018 13:15
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...