Serbia pengon hapjen e shkollave shqipe në Bujanoc

Diel, 06 May 2018 20:38
foto ilustruese foto ilustruese

Ka shtatë muaj që qeveria kosovare po bën të gjitha përpjekjet e mundshme për rinovimin e shkollave shqiptare në Bujanoc.  Por projekti nuk po zbatohet, pasi Serbia ka bllokuar dhe nuk lejon rinovimin e shkollave.

Këtë gjë e ka bërë të ditur përmes një reagimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili ka qenë edhe iniciator për renovimin e kësaj shkolle.

Tahiri ka thënë se që nga ajo ditë e deri më sot, autoritetet zyrtare të Serbisë e kanë stopuar implementimin e kësaj iniciative.

“Ky qëndrim bllokues i shtetit serb, besoj më shumë se asgjë tjetër, tregon për politikën zyrtare diskriminuese që Beogradi ndjek në vazhdimësi në raport me shqiptarët e Luginës së Preshevës. Kjo politikë segreguese tenton që ta dekurajojë dhe pamundësojë mësimin e nxënëseve të Luginës në gjuhën e tyre amtare, edhe përkundër faktit se një e drejtë e tillë është e garantuar me normat dhe standardet më të avancuara ndërkombëtare. Prandaj, ky shtet e pengon pajisjen e nxënëseve të këtyre komunave me tekste shkollore të dhuruara falas nga shteti i Kosovës. Po ashtu nuk e zbaton marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel, lidhur me njohjen reciproke të diplomave universitare, një qasje kjo që pasqyron një veçori tjetër të politikës serbe - nënshkrimin e marrëveshjeve dhe moszbatimin praktik të tyre nëpërmjet obstruksioneve dhe mashtrimit”, ka shkruar ndër të tjera ministri Tahiri.

Modifikuar më Hënë, 07 May 2018 17:11

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...