Jack Smith, zyrtarisht kryeprokurori i ri i Gjykatës Speciale për krime lufte

Hënë, 07 May 2018 17:34

Prokurori amerikan, Jack, Smith u emërua në postin e kryeprokurorit të Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë, gjykatë kjo që do të trajtojë pretendimet për krime lufte të supozuara të jenë kryer nga ish-pjesëtarë të UÇK-së. Njoftimi për emërimin e amerikanit Jack Smith në postin e kryeprokurorit të Gjykatës Speciale, u bë i ditur në webfaqen e vet Gjykatës Speciale. Jack Smith, zëvendëson në këtë post prokurorin amerikan David Schvendiman, që u largua nga kjo detyrë në fund të muajit mars. Jack Smith, citohet të ketë thënë se "është i gatshëm të çoj hetimet deri në fund”.

Trendafilova përshëndet zgjedhjen e Smith

Kryeprokurori i ri i Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë, nga shkurti i viti 2015 deri në gusht të vitit 2017 ka qenë ndihmës prokuror i parë federal dhe ushtrues i detyrës së prokurorit federal për qarkun e Tennessee. Emërimin e amerikanit në detyrën e kryeprokurorit të gjykatës speciale për krime lufte në Kosovë e përshëndeti, Ekaterina Trendafilova, kryetarja e kësaj gjykate apo si njihet në gjuhën juridike, (Dhomat e Specializuara). Ajo deklaroi se "ka besim në punën e Jack Smith-it”. "I ofroj z. Smith përgëzimet e mia të sinqerta me rastin e emërimit të tij dhe kam besim që përvoja e tij e gjatë në fushën e hetimeve dhe ndjekjeve penale, si në Shtetet e Bashkuara ashtu dhe në nivel ndërkombëtar, do të shërbejë për përmbushjen e mandatit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Do të kem kënaqësinë të krijoj marrëdhënie të frytshme pune me z. Smith dhe kam besim se Zyra e Prokurorit të Specializuar do të bëjë përparim të mëtejshëm në drejtim të përmbushjes së mandatit të saj”, tha Trendafilova, citojnë atë mediet në Prishtinë.

Ende asnjë aktakuzë e ngritur

Në gusht të vitit 2015, parlamenti i Kosovës me shumicë votash miratoi ligjin për themelimin e gjykatës speciale për krime lufte në Kosovë, e cila selinë e saj tashmë e ka më Hagë dhe në të do të punojnë tërësisht prokurorë dhe gjykatës ndërkombëtarë. Ideja për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë, doli pas një rezolute në Këshillin e Evropës që kërkonte hetime mbi supozimet e një senatori zviceran Dick Marty, i cili pretendonte se pjesëtarë të UCK-së kanë kryer krime lufte dhe kanë trafikuar organeve të serbëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Asnjë aktakuzë akoma nuk është ngritur mbi bazën e këtyre pretendimeve, ndërsa, hetime në shkallë të gjerë akoma apo vazhdojnë. /Marrë nga DW/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...