Kryetari i PDK-së Kadri Veseli pas përfundimit të tryezës tha se janë pesë temat e para që janë trajtuar të iniciuara nga PDK ndërsa takimeve tjera do të shkohet temë për temë. Veseli tha se ka pasur pjesëmarrje absolute nga pozita dhe opozita përveç VV-së dhe Listës Serbe.
Veseli tha se janë afër arritjes së konsensusit nacional për tema të mëdha. Ai tha se Kosova ka nevojë të ketë konsensus. Veseli tha se do të vazhdojnë me tryeza të tilla. “Jemi në rrugë të mirë për formimin e ushtrisë në bashkëpunim me SHBA-të”, është shprehur Veseli.
Ndërsa nënkryetari i LDK-së Agim Veliu tha se është me rëndësi që ekziston një konsensus i të gjitha partive që të adresohen temat me interes të veçantë për Kosovën. Ai tha se këto tryeza duhet të vazhdohen. Veliu theksoi se ata do të presin që tryeza të tilla t’iu japin përparësi konsensusit për tema të mëdha pastaj nëse nuk ka konsensus LDK do të vazhdojë me atë që ka premtuar.