×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Integrimi në BE, përparësi kombëtare për Kosovën

Tuesday, 08 May 2018 16:58

Udhëheqës të institucioneve në Kosovë thanë sot se integrimi në Bashkimin Evropian është përparësi kombëtare ndërsa u shprehen të vendosur për të çuar vendin drejt këtij synimi. Këto komente u bënë në kuadër të veprimtarive të ndryshme që po mbahen në Kosovë, me rastin e nëntë majit, ditës së Evropës.

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se fati historik e ka mbajtur vendin mbrapa proceseve integruese të Bashkimit Evropian.

“Për fat keq, përveç gjeneratës sime me plot sakrifica edhe gjenerata juaj e lirisë është duke paguar si çmim procesin e vonuar të integrimit të atdheut tuaj në Bashkimin Evropian. Ne jemi të vendosur që të ecim në këtë proces, do të ecim fuqishëm për arsye se kjo është rruga jonë, ky është identiteti ynë dhe po e ripërsëris për miqtë she skeptikët, ne jemi evropianë dhe askush nuk mund të na ulë për identitetin tonë që e kemi”,tha zoti Veseli.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se Evropa po përballet me mosbesim për zgjerim, por sipas tij kjo nuk lidhet me Kosovën, por me proceset brenda për brenda Bashkimit Evropian.

“Njëkohësisht, Kosovën nuk e ka njohur Serbia dhe pesë vendet e Bashkimit Evropian dhe për këtë arsye për Brukselin është më i vështirë partneriteti me Kosovën. Megjithatë, edhe pse ka pasur një lodhje vitin që shkoi në marrëdhëniet Kosovë-BE, mendoj se e kemi rikthyer dinamikën Kosovë-Bashkimi Evropian dhe raporti i fundit i përparimit për vendin është konfirmim se Kosova është në hartë, është pjesë e vendeve të Ballkanit dhe rinia e Kosovës nuk janë të pabarabartë. Në fakt jemi më të vonuar, por jo të pabarabartë, dhe ne tash jemi në një etapë kur dikur kanë qenë vendet tjera, Shqipëria, Mali i Zi apo Maqedonia”,tha kryeministri Haradinaj.

Ata bënë thirrje në përmbushjen e detyrave që dalin nga kriteret për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian ndërsa nënvizuan kujdesin rreth çështjeve të ndjeshme që lidhen kryesisht me të drejtat e njeriut dhe ekstremizmat fetarë.

Kosova deri më tani ka përfituar marrëveshjen e stabilizim asocimit me Bashkimin Evropian, por mbetet e fundit në proceset integruese në rajon ndërsa është në pritje që të përfshihet në regjimin e udhëtimit pa viza në vendet e Evropës Perëndimore.

Në të gjitha proceset Kosova përballet edhe me sfidën që paraqet fakti që edhe më tej pesë nga 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk e kanë njohur pavarësinë e saj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...