×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Thaçi takon Merkel, nuk përmendet çështja e vizave

E mërkurë, 09 May 2018 20:12

Takimi mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, dhe kancelares gjermane Angela Merkel në Berlin, përfundoi duke mos e përmendur asnjëherë të vetme çështjen e vizave.

Merkel ia kujtoi Kosovës sfidat që i ka përpara në luftimin e krimit dhe korrupsionit si kusht drejt rrugës së Bashkimit Evropian, por nuk e tha as edhe një fjalë për liberalizimin e vizave.

Madje pak më shumë rëndësi i kushtoi dialogut me Serbinë duke e quajtur si një temë jo aq të thjeshtë. Insistoi se marrëveshjet e nënshkruara duhen zbatuar.

Njësoj në fjalimin e tij para mediave veproi edhe shefi i shtetit të Kosovës. Po aq sa zgjati, Presidenti kohën e tij ia kushtoi dialogut me Serbinë, dialog ky të cilin pritet ta udhëheq vetë ai, aprovimin e së cilës e ka dhënë ditë më parë edhe Qeveria.

“Jetike është edhe normalizimi i raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë”, tha Thaçi, duke shtuar se duhet të implementohen të gjitha marrëveshjet e arritura në mes të dyja vendeve.

“Porosia ime është se ne jemi gati si Kosovë të hapim këtë kapitull, për të bërë hapin vendimtar për dialogun me Serbinë dhe të arrijmë marrëveshje”, tha Presidenti.

Presidenti në konferencë me Merkel para gazetarëve tha se faza përfundimtare e dialogut nuk do të jetë fare e lehtë as për Kosovën dhe as për Serbinë.

Ajo tha se Gjermania mbetet aleat i fuqishëm i Kosovës duke mbështetur rrugën e saj integruese për në Bashkimin Evropian. Por theksoi se duhet luftuar krimi e korrupsioni.

“Kemi shumë probleme të pazgjidhura por ka edhe përmirësime në rrugën drejt BE’së, dua të theksoj se në Ditën e Evropës kemi shumë sfida para nesh, sfida që na presin e që janë luftimi i korrupsionit, numri i lartë i papunësisë”, ka shtuar ajo në konferencën për media.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...