Lajmet për përfshirjen e shqiptarëve në trafikun ndërkombëtar të drogës nuk kanë të mbaruar.
Së fundmi, një rrjet ndërkombëtar i trafikut të drogës është goditur nga policia italiane ku ka të përfshirë edhe shqiptarë. Trafikantët e transportonin lëndën narkotike nga Maroku, Spanja dhe Italia. 10 persona janë arrestuar dhe 28 të tjerë janë të dyshuar nga policia italiane
Të arrestuarit po mbahen në paraburgim, ku 7 janë me origjinë marokene, një algjerian, një italian dhe një shqiptar.
Ata kishin krijuar një rrejt ndërkombëtar të drogës, kryesisht të hashashit, i cili importohej nga Maroku, përmes Spanjës dhe më pas shpërndahej në qendrat kryesore të Romës dhe provincat e tjera italiane.
Operacioni i quajtur “Nadir 2”, është kryer nga Karabinierët e Romës, koordinuar nga Drejtoria e Distriktit Anti-Mafia dhe me kontributin themelor të Departamentit Qendror për Shërbimet kundër drogës.