Thaçi bisedon me Borissovin: Gati të mbyllim kapitullin e konfliktit me Serbinë

Premte, 11 May 2018 14:12

Në bisedën e zhvilluar me kryeministrin bullgar, Boyko Borissov, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi përcolli mesazhe pajtimi. Përmes një postimi në Facebook, Thaçi sqaroi se ia ka bërë të ditur Borissovit, që Kosova është e gatshme ta mbyllë kapitullin e konfliktit me Serbinë.

“Vetëm pak ditë përpara mbajtjes së Samitit të përbashkët historik të BE-së dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor në Sofje, zhvillova përsëri një bisedë miqësore telefonike me mikpritësin e këtij takimi, vendi i të cilit kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian”, shkruan ai. “Me Borissovin, – shton Thaçi, – diskutuam rëndësinë dhe mundësinë e madhe që ofron Samiti për të qartësuar rrugën evropiane të Kosovës dhe të të gjitha shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor”.

Kushti kryesor për anëtarësim në BE, veç plotësimit të kritereve të Kopenhagenit, është sigurisht mbyllja e çështjeve të hapura ndërmjet të gjitha shteteve në rajonin tonë, të cilat janë të përcaktuara për aderim në bllokun europian. “Brenda këtij konteksti, – theksohet në mesazh, – për Kosovën dhe Serbinë mbetet jetike arritja e marrëveshjes detyruese ligjore për normalizim të marrëdhënieve dhe pajtim”.

“Unë e sigurova mikun tim Boyko se, ne në Kosovë jemi të gatshëm që me Serbinë ta mbyllim kapitullin e konflikteve dhe të hapim atë të paqes”, pohon Thaçi, duke shtuar se këtë frymë paqeje dhe bashkëpunimi ka ndërmend të përcjellë në emër të kosovarëve edhe në Samitin e Sofjes.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...