Federata Evropiane e Karatesë, heton moslejimin e sportistëve të Kosovës në Serbi

Saturday, 12 May 2018 17:13

Federata Evropiane e Karatesë, hapi të premten hetimet lidhur me refuzimin e autoriteteve serbe për të lejuar hyrjen e sportistëve të Kosovës në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Karatesë që po mbahet në Novi Sad.

Të mërkurën autoritetet serbe penguan dy herë në kufi hyrjen e karateistëve nga Kosova, duke kundërshtuar shpalosjen e simboleve të Kosovës, pavarësinë e së cilës Serbia vazhdon ta kundërshtojë.

Trupi drejtues i Federatës Evropiane të Karatesë, vendosi të hapë një hetim mbi çështjet rreth pjesëmarrjes së sportistëve nga Kosova në këtë ngjarje", thuhet në një deklaratë të federatës, në të cilën theksohet se "si rezultat i përfundimeve të arritura nga Komiteti Ekzekutiv, është krijuar një komision i posaçëm për të mbledhur të gjithë informacionin mbi këtë çështje".

Federata nuk tha se sa kohë do të marrin hetimet, por në fund të tyre do të hartojë një raport të hollësishëm.

Vendimi i autoriteteve serbe nxiti reagime të ashpra të autoriteteve në Kosovë sipas të cilëve ndalimi ishte i papranueshëm dhe i pashembullt për një vend që aspiron integrimet evropiane.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie dhe ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, thanë se është e trishtueshme që sportistët pengohen të marrin pjesë në garat ndërkombëtare për arsye politike.

Edhe misioni i Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë bëri thirrje për "depolitizim të sportit" dhe që të bëhen të gjitha përpjekjet që ngjarjet sportive të mbahen pa ngarkesa politike.

Nuk është hera e parë që tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ndikojnë në veprimtaritë sportive. Në muajin mars Beogradi anuloi një ndeshje ndërmjet ekipeve të Kosovës dhe Serbisë në hendboll për vajza deri në 20 vjeç, që pritej të luhej afër Beogradit. Autoritetet serbe thanë se anulimi kishte për qëllim shmangien e përplasjeve ndërmjet policisë dhe grupeve që kundërshtonin atë ndeshje.

Autoritetet serbe shpesh i këshillojnë sportistët e tyre që të bojkotojnë ceremonitë ku janë të përfshirë sportistët e Kosovës.

Kosova shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008, nëntë vjet pas luftës që përfundoi me ndërhyrjen e NATO-s për t'u dhënë fund mizorive të forcave serbe mbi shqiptarët.

Të dyja vendet janë përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve në shkëmbim të integrimit në Bashkimin Evropian. /Zeri i Amerikes

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...