E rëndë në Greqi / Shqiptarja mbyt fëmijën dhe e hedh në kosh

Hënë, 14 May 2018 15:16

Një 19 vjeçare shqiptare dhe nëna e saj, 54 vjeçare, janë arrestuar pasi akuzohen se pasi kanë mbytur të porsalindurin e kanë flakur në koshat e mbeturinave në Petropulis në verilindje të Athinës,

Ata kanë pranuar krimin.

Vajza kishte pasur një marrëdhënie me një djalë me të cilin ishte ndarë dhe nuk i kishte treguar për shtatzëninë.

As nëna e saj nuk kishte kuptuar herët shtatzëninë e vajzës. 

Në ditën e lindjes, adoleshentja nuk ka shkuar në spital por ka lindur në shtëpi me ndihmën e të ëmës.

Në vend që ta merrte në krahë, adoleshentja ka mbytur të voglin duke i mbyllur gojën që të mos qante dhe e ka mbytur me duar, shkruajnë mediat greke.

Më pas i vogli u hodh në një qese të zezë dhe u hodh në koshin e plehrave.

Ditën tjetër, 26 shkurt kufoma e të porsalindurit u zbulua rastësisht. Nisën hetimet për të zbuluar se kush mund të kishte kryer atë krim të tmerrshëm.

Rezultatet e analizës së ADN-së të cilat dolën pikërisht dje, në ditën e mamasë, zbuluan se i kujt ishte fëmija dhe më pas adoleshentja dhe nëna e saj  u arrestuan.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...