Vuçiç: Pa një zgjidhje për Kosovën, kriza e parë do të na vrasë

Tuesday, 15 May 2018 19:02

E përditshmja britanike “Financial Times”, në një artikull të gjerë analizon pozitën e Serbisë dhe presidentit të saj, në kuadër të zgjidhjes së çështjes së Kosovës dhe anëtarësimin në BE, shkruan, duke cituar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq,  se pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës gjithçka që është arritur nuk do të jetë i qëndrueshme, dhe se “kriza e parë do të na vras”.

“Unë jam i fiksuar me Kosovën. Pa zgjidhjen e këtij problemi, gjithçka që kam arritur deri tani nuk do të jetë e qëndrueshme. Kriza e parë do të na vrasë”, tha Vuçiq për “Financial Times” në një tekst të botuar në faqen e kësaj gazete prestigjioze britanike, përcjell Telegrafi.

Siç thuhet Vuçiq në rrugën drejt BE-së  së pari duhet të zgjidhë çështjen e Kosovës, dhe që zyrtarët e BE-së duan Vuçiq të paraqesë propozimin e tij për zgjidhjen e këtij problemi në muajt e ardhshëm, në mënyrë që të fillojnë bisedimet me udhëheqësit e Kosovës.

Gazeta shkruan se shumica e serbëve dhe Kosova ende e konsideron Kosovën djepi i serbizmit dhe se BE-ja me 28 shtetet anëtare nuk imponon zgjidhjen e vet, për shkak se Spanja dhe katër vende të tjera refuzojnë të njohin pavarësinë e Kosovës, kryesisht nga frika e precedentëve separatiste.

“Financial Times” gjithashtu kujton se ministrat serbë të punëve jashtme dhe mbrojtjes haptazi mbështetën idenë e ndarjes, por vlerëson se te fuqitë perëndimore kjo nuk do të kalojë, nga frika se kjo do të hapte kutinë e Pandorës të mosmarrëveshjeve kufitare në rajon, dhe se janë të vogla gjasat që fuqitë perëndimore të ndryshojnë qëndrimin e tyre rreth pavarësisë së Kosovës, “siç e paramendojnë disa në Serbi “.

Një zgjidhje e mundshme, siç thuhet, mund të jetë ajo që do të nënkuptonte një autonomi dhe një marrëveshje për ndarjen e pushteteve të ngjashme me Irlandën e Veriut, por në këtë rast ajo do të zbatohej në zonat ku serbët përbëjnë shumicën, krejt kjo në këmbim të njohjes së shtetit të Kosovës.

“Por edhe këtë shumë serbë do ta konsiderojnë një favor tepër të madh, por një zgjidhje e tillë do të ballafaqohej me një pengesë në rast të një referendumi, ku Vuçiq mund të pres rezistencë të ashpër nga shumë anë, duke përfshirë Kishën Ortodokse Serbe”, shkruan gazeta britanike.

Gazeta citon fjalët e Patriarkut Irinej se Serbia dëshiron anëtarësimin në BE, “por jo me çmimin e Kosovës”.

“Nuk do ta japim Kosovën për asnjë çmim”,  tha Irinej. “Ne jemi evropianë, jemi për anëtarësim në BE, por jo në qoftë se Kosova është çmimi për këtë”, tha Patriarku Irinej.

Gazeta citon edhe mendimin e një eksperti të paemëruar për Kosovën, i cili beson se Vuçiq ende mund të mbizotërojë në referendum, për shkak të ndikimit politik dhe kontrollit ndaj mediave.

“Financial Times” shkruan se Vuçiq sot angazhohet për anëtarësim në BE si një “katalizator” për ndryshim dhe ikje nga “vitet e makthit” të sundimit të Millosheviqit, të cilin e shënuan luftërat, hiperinflacioni, bombardimet, nacionalizmit ekstrem … dhe citon thotë se fjalët e tij se “një luftë e re do të shkatërronte përgjithmonë vendin dhe të ardhmen e popullit serb”. /Telegrafi/

Modifikuar më Tuesday, 15 May 2018 19:03
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...