Vuçiç nuk shkëputet dot nga ndikimi rus

Premte, 18 May 2018 16:04

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç vazhdon me sulmet e tij në drejtim të Europës. Përveç hallit të madh të Vuçiçit, se BE po e “divorcon” nga kisha  për shkak të kushtit që i ka vendosur për anëtarësimin, njohjen e Kosovës, ai ka lëshuar të tjera akuza.

Aleksandër Vuçiç ka fajësuar bombardimet e NATO-s për rritjen e numrit të personave të diagnostikuar me kancer në Serbi. Ai ka thënë se municioni me uranium të varfëruar është njëri ndër faktorët që po shkakton kancerin tek të rinjtë atje.

Por, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Ambasadorit të SHBA-së në Serbi, Kyle Scott. Ambasadori amerikan ia bëri të qartë Vuçiçit se uraniumi i varfëruar nuk shkakton rrezik shëndetësor në Serbi, e as kudo tjetër në botë ku është përdorur municion me uranium të varfëruar. Operacioni i NATO-s erdhi pas politikave të spastrimit etnik të shqiptarëve në Kosovë nga regjimi serb.

Siç duket , Aleksandër Vuçiç po përpiqet të tregojë se nuk “i ndahet shpirti” nga origjina, Kremlini i Putinit.

Vuçiç nuk e do për asnjë moment integrimin në BE, pasi ai nuk mund të shkëputet nga “babai” i tij Putin, vetëm se ai e “shet” këtë ide si të vetmin shpëtim.

Presidenti serb dhe  kryeministri shqiptar Rama, vëllai i tij që u mishërua  nga aleanca “sllavo-turke” po i pengojnë qëllimisht negociatat e vendeve të tyre, pasi ato nuk shkëputen dot nga ndikimi rus.

Beteja e madhe e tyre, zhvillohet në “Sheshin e Kuq” aty ku ndodhet origjina e projektit të tyre për të shtrirë ndikimin stalinist  sërish në Ballkan.  

Ideja e deklaratave të Vuçiç se NATO dhe BE, kanë ndikuar negativisht dhe po tregohen të padrejtë me serbët, janë një mesazh anti perëndimor që Presidenti serb po lëshon.

Pas përqafimeve të ngrohta Rama –Vuçiç fshihen përpjekjet e përbashkëta për të ndaluar përafrimin e vëndeve të tyre me perëndimin, e përkundrejtë kësaj, forcimin e komunitetit të përjetshëm rus. 55news.al

Modifikuar më Premte, 18 May 2018 18:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...