Një vajzë 4-vjeçare ka mbetur e vdekur, pasi banesa ku jetonte është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Prishtinë. Sipas mediave lokale në Kosovë shkak i zjarrit në banesë mund të jetë bërë një rezistencë e përdorur për ngrohje.
Sipas dëshmive të banorëve në banesën e djegur jetonin vetëm nëna dhe vajza 4-vjeçare. Ndërsa, në momentin kur ka ndodhur ngjarja tragjike na banesë ishte vetëm e mitura.