Veseli, të rinjve: Liberalizim i vizave nuk do të thotë largim nga Kosova

Tuesday, 29 May 2018 16:21

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se liberalizimi i vizave nuk do të thotë që të rinjtë të largohen nga Kosova. Veseli në Kuvendin e të Rinjve të Kosovës (KRK), me rastin e shënimit të 9-vjetorit të themelimit, shtoi se duhet që të punohet edhe më shumë që të krijohet perspektivë për të gjithë.

Sipas kreut të Kuvendit, me resurset e jashtëzakonshme natyrore që vendi ka, duke përfshirë edhe rininë zhvillimi është i garantuar. “Për juve heqja e vizave, liberalizimi i vizave nuk do të thotë largim nga vendi jonë. Përkundrazi ne duhet të krijojmë perspektivë në vendin tonë dhe ta shtyjmë drejt zhvillimit shtetin tonë bashkërisht”, shtoi Veseli.

“Kosova ka resurse të jashtëzakonshme natyrore dhe humane që është rinia e mrekullueshme e Kosovës që ka kapacitete dhe resurse që do ta transformojë këtë vend dhe do ta bëjë krenarë dhe të dinjitetshëm për të jetuar”, tha Veseli, raporton Ekonomia Online. Veseli tha se kjo dekadë do të përcaktojë ndryshimin e kombit tonë dhe kërkoi nga rinia që të mos iu binden fjalëve të askujt për një mendim negativ për vendin.

“Mos shiko majtas dhe djathtas, nuk është askush, shikojeni njëri-tjetrin jeni bashkë sepse ju jeni e ardhmja e Kosovës, ju duhet të merrni përgjegjësit e juaja dhe këtë vend askush nuk e ka me tapi, Kosova është e jona dhe më së shumti e atyre që janë me shumicë dhe shumica është rinia e Kosovës”, tha Veseli.

Kryetari i Kuvendit të Rinjve të Kosovës, Kastriot Luma tha se sot njëra ndër organizatat më të mëdha në vend për rini. Ai shtoi se organizata ka 15 degë në 15 komuna të Kosovës me mbi 400 të rinj që janë pjesë e kësaj strukture rinore. “Ne e kemi bërë traditë krijimin e mundësisë për të rinjtë qe duan të kontribuojnë përmes vullnetarizmit dhe angazhimi ynë me bazë vullnetare ka zënë vend në përditshmërinë tonë dhe disa prej nesh kemi kaluar ditët më të bukura të jetës sonë duke bërë gjëra të mira për vendin tonë”, tha Luma.

Armend Zemaj, deputet i LDK-së i uroi të rinjtë për këtë përvjetor dhe i njoftoi ata që në seancën e radhës përmes kryetarit të deputetëve të rinj do hapin një debat për të nxjerrë një rezolutë që do të rregullojë kërkesat dhe nevojat e të rinjve. KRK është organizatë joqeveritare, e cila qëllim parësor ka mobilizimin e të rinjve në tërë Republikën e Kosovës për të drejtat e tyre, rritjen e rolit në vendimmarrje dhe ngritjen e zërit në mbrojtje të kërkesave rinore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...