Pas kontrollit të rreptë nga policia serbe të këngëtares Eliza Dushku dhe ekipit nga Kosova që pritet të marrë pjesë në festivalin “Mirdita, Dobar Dan”, vjen dhe reagimi i parë i zyrtarëve të Kosovës. Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka reaguar përmes një postimi në Twitter, ku i bën thirrje qeverisë së Serbisë që t’i ndalë keqtrajtimet ndaj qytetarëve të Kosovës, duke paralajmëruar për masa reciprociteti nëse veprime të tilla vazhdojnë.
“Pamje të turpshme në kufirin me Serbinë, ku autoritetet e atjeshme po keqtrajtojnë artistët kosovarë që po udhëtonin për në Beograd. U bëjmë thirrje autoriteteve të Serbisë që t’i ndalojnë këto veprime, përndryshe do të pasojë reciprociteti. Si mund të flasim për normalizim kur Serbia bllokon artistët për të marrë pjesë në ekspozita”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.