Mbrëmë ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë në qytetin e Shtimes në Kosovë. Dyshohet se një makinë me njerëz të panjohur ka rrëmbyer një djalë 11-vejccar.
Mësohet se rrëmbyesit i kanë kërkuar familjes së tij 50 mijë euro. 11-vjeçari po luante me një djalë tjetër kur është ftuar nga disa persona nga një makinë që po kalonte afër. Sipas rrëfimit të djalit të xhaxhait, i cili ishte i pranishëm në momentin e rrëmbimit, kur E.T iu afrua makinës, ai u fut brenda me dhunë.
Nga ai moment familjarët nuk kanë marrë lajme për djalin përveçse një mesazhi ku kërcënoheshin me jetën e tij. “Nëse nuk ban 50 000 euro, E… mos e kerko ma”, thuhet në mesazhin që morën.