"Hebrenjtë, bota, paratë", historia ekonomike e popullit hebre

E Enjte, 24 May 2018 17:55

Zhak Atali, ish –drejtor i BERZH, sjell një analizë të hollësishme mbi një nga kombet më të suksesshëm siç janë hebrenjtë, mbi suksesin e tyre financiar dhe lëvizjet e botës së parasë. Libri është një panoramë e shkëlqyer e shek XX dhe prognoza për shek XXI. Histori të ndryshme mund të të bëjnë të besosh në ekzistencën e një grupimi hebrenjsh: të pasur, të fuqishëm dhe përgjegjës për lëvizjet socio-politike nëpër botë nëpërmjet fuqisë së parave. Në këtë libër, autori trajton faktet dhe i qëndron historisë së marrëdhënieve midis popullit hebre, parave dhe botës në përgjithësi.

Nga ZHAK ATALI  (Jacques Attali)

Kjo është historia e marrëdhënieve të popullit çifut me botën dhe paratë. Unë e kam të qartë se çfarë ka sulfurore trajtimi i këtij problemi. Pikërisht këto raporte kanë bërë që të shpërthejnë aq shumë polemika, të ndodhin aq shumë masakra, sa që trajtimi i këtij problem është konsideruar si një tabu, për të mos u sjellë më në kujtesë për asnjë arsye, nga frika se mos zgjon ndonjë katastrofë shumë të vjetër. Sot askush nuk guxon të shkruaj për këtë çështje, sikur shekuj të tërë studimesh të mos kenë shërbyer për gjë tjetër veç për të ushqyer djegie në turrën e druve. Duke patur parasysh këtë situatë, edhe vetë ekzistenca e këtij libri është e kërcënuar nga mundësia se mund të bëhet burim i mijëra keqkuptimesh. Sapo trajtohet një çështje, gjithmonë synohet t’ia rrisin rëndësinë. Këtu, rreziku është i madh pikërisht se mund të mbivlerësohet roli i parave në historinë e popullit çifut dhe ai i popullit çifut në historinë e botës. Ndërkohë unë e di, se duke vendosur të tregojë këtë histori, krijoj mundësi të besohet se ekziston një popull çifut i bashkuar, i pasur e i fuqishëm, me një drejtim të centralizuar, që ka për qëllim të vërë në zbatim një strategji të caktuar, që të sundojë botën nëpërmjet parasë. Kësaj do t’i bashkoheshin edhe fantazmat që kanë përshkuar shekujt, nga Trajani tek Kostandini, nga Mateu tek Luteri, nga Marlovi tek Volteri, nga Protokollet e të Diturve të Sionit deri tek Main Kamp, e deri tek gjithçka që përçohet sot anonimish nëpërmjet internetit.

Për më shumë arsye, lidhur me sa thashë më sipër, një libër nuk është si një bisedë, të cilën mund ta mbyllësh kur të duash, apo t’I japësh drejtim tjetër, por as si ato historitë e çuditshme – dhe për këtë temë ka shumë të tillë – që të bëjnë të qeshësh, veç kur kjo nuk është shumë e rëndësishme. Sapo botohet, një dorëshkrim i ikën nga dora autorit; ai këtej e tutje ndihmon disa lektorë që të reflektojnë dhe disa të tjerë që të ushqejnë fantazmat e tyre që dremisin. Pra, duke e shkruajtur, duhet ta përgatitësh veten edhe për të gjitha reagimet e ardhshme, duke përfshirë edhe ato më hileqaret.

Sidoqoftë, njerëzit e sotëm kanë interes të kuptojnë se si zbuluesi i monoteizmit ka qenë në gjendje të themelojë etikën e kapitalizmit, përpara se të bëhej paskëtaj, nëpërmjet disa prej djemve të tij, ndërmjetësi i parë, bankieri i parë, e për disa të tjerë armiku më mizor. Por është po ashtu thelbësore, për vetë popullin çifut, që të ballafaqohet me këtë pjesë të historisë së tij, të cilën nuk e do, por që në të vërtetë ka arsye të ndjehet krenar për të. Ja pse u duhet dhënë përgjigje disa pyetjeve të vështira: a kanë qenë çifutët fajdexhinjtë e fiksuar aq fort në kujtesën e Historisë? A kanë patur ata me paranë një lidhje të veçantë? A janë ata aktorët specifikë të kapitalizmit? A kanë përfituar ata nga luftërat dhe krizat, duke I shfrytëzuar ato si mundësi për t’u pasuruar? Apo përkundrazi, bankierë, argjendarë e ndërmjetës, janë Histori ekonomike e popullit hebre bërë vetëm sepse atyre u ndalohej të ushtronin mjeshtëri të tjera? A janë ata sot zotërit e globalizimit apo kundërshtuesit e vendosur të tij? Për t’iu përgjigjur të tilla pyetjeve, por edhe shumë të tjerave – gjithmonë duke marrë përsipër rreziqet e pashmangshme të sintezës – do të na duhet t’i rishohim ngjarjet më të rëndësishme të historisë politike, fetare, ekonomike dhe kulturave të tre mijëvjeçarëve të fundit, të përshkruajmë fatin që kombet u kanë rezervuar minoriteteve, të ndjekim fatin e pricërve dhe lypësave, të intelektualëve dhe fshatarëve, të filozofëve dhe financierëve, të tregtarëve dhe kapitenëve të industrisë, duke ndërtuar sërish trajektoret e tyre, shpesh të pabesueshme e shkrepëtitëse, pothuajse vazhdimisht tragjike, të lavdishme ose të vajtueshme, të pushtetit e parasë.

 

Autori: Jacques Attali

Përktheu: Miço Gubera

624 f.

ISBN 978-99943-56-30-0

2100 L

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...