Prindërit iu divorcuan kur ishte 2-vjeç, fqinjët të shokuar për vrasjen e 28-vjeçarit

E mërkurë, 11 Prill 2018 10:14

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme Tiranën, ku Mario Majollari është qëlluar për vdekje me armë zjarri teksa po lëvizte bashkë me një mikun e tij, në një rrugë të pandriçuar.

Një makinë është afruar në drejtim të tyre, dhe 4 herë është qëlluar mbi 28-vjeçarin, ku 3 plumba e kanë goditur në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme atij.

Ngjarja ka tronditur të gjithë banorët e lagjes së zonës së ish-Kinostudios, ku ai edhe banonte prej disa vitesh.

Fqinjët e tij të shokuar nga ky krim, mëngjesin e sotëm kanë vendosur tufa me lule në vendin ku është qëlluar i riu.

Ata shprehen se 28-vjeçari ishte një djalë shembullor, ndërsa kishte mbaruar edhe shkollën e lartë.

Por, për të shkuarën e babait të tij, nuk dinë shumë, pasi prindërit e tij ishin ndarë që kur ai ishte 2 vjeç, dhe ka qenë nëna e tij që është kujdesur për të.

Policia ka dyshime të forta se ngjarja e mbrëmshme ka ndodhur për motive hakmarrje, pasi Avni Majollari, babi i 28-vjeçarit, në vitin 2000 ka vrarë dy persona.

Për këtë, i riu, tre vjet më parë kishte shkuar drejt Suedisë, për të kërkuar azil, por që i është refuzuar.

Blutë kanë gjetur ditën e sotme një makinë të djegur në Fushë-Krujë, ku besohet se është e autorëve, ndërsa deri tani janë shoqëruar në polici më shumë 15 persona, duke përfshirë edhe të afërm të babit të tij, i cili ndodhet në burg, pasi është dënuar me burgim të përjetshëm. /55News.al/

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...