Televizioni gjerman, ARD: Rama sduhet të gëzohet para kohe

E Enjte, 19 Prill 2018 14:21

Shqipëria pret të marrë një dritë jeshile për nisjen e negociatave me Bashkimin Europian. Megjithatë, dy nga vendet kryesore të BE, Franca dhe Gjermania janë skeptike.

 Televizioni më i madh gjerman, ARD shkruan se vetë kryeministri Edi Rama e di mirë se rekomandimi për hapjen e negociatave nuk duhet pritur me gëzim.

“Nuk është sekret, që ka persona dhe fuqi brenda shteteve anëtare, që janë kundër zgjerimit,” tha Rama.

“Është e qartë se shanset e Maqedonisë dhe Shqipërisë, pas fjalimit të fundit të Macron në parlamentin Europian, nuk janë rritur. Ai tha se do miratonte një zgjerim vetëm kur të thelloheshin reformat në BE-në aktuale,” thuhet në lajmin e ARD.

Duket se edhe samiti për Ballkanin Perëndimor në maj, është i rrezikuar.

“Fakti që Ballkani ia del të përçajë BE-në shihet edhe diku tjetër. Sipas informacioneve të ARD në Bruksel, për momentin pas skenave po zien një mosmarrëveshje e nxehtë në lidhje me Samitin e Ballkanit Perëndimor në mesin e majit”.

“Shumë vende të BE dëshirojnë të shohin një deklaratë të përbashkët të samitit me gjashtë vendet e Ballkanit si një sinjal pozitiv. Por Spanja dhe tre vende të tjera të BE e kundërshtojnë këtë. Një nga arsyet është se Madridi nuk e ka njohur Kosovën, por duhet të mbështesë deklaratën”.

Modifikuar më E Enjte, 19 Prill 2018 14:47

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...