×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Sikur niveli i deteve të rritet me 2 metra, çfarë ndodh? Ekspertët paralajmërojnë

E mërkurë, 11 Prill 2018 17:54

Në dekadat e fundit, niveli i deteve është rritur me 3.2 mm në vit – sa dyfishi i mesatares së shekullit të fundit. Ekspertët parashikojnë tani një rritje me 2 m në 100 vitet e ardhshme. Por niveli i deteve nuk është konstant përreth globit.

 

Rrymat e oqeaneve dhe forma e tokës bëjnë që tashmë ujërat në Paqësorin jugor dhe në Detin e Kinës të jenë 30 cm më të lartë se sa mesatarja.

 

Rënia e kripësisë për shkak të shtimit të reshjeve ul dendësinë e ujit të detit, kështu që niveli në këto zona rritet më shpejt. 40% e popullsisë së botës jeton deri në 100 km nga brigjet, ndërsa 250 milion banorë jetojnë më pak se 5 m mbi nivelin e detit.

 

Uraganët dhe stuhitë mund të zmadhojnë dramatikisht efektet, edhe të rritjeve më të vogla të nivelit të deteve.

 

Nivele përmbytjesh që më parë priteshin një herë në shekull, tani do të ndodhin një herë në dekadë.

 

SHBA për shembull ka 20 000 km bregdet dhe mbrojtja kushton 200 miliardë.

 

Më keq e ka Bangladeshi, që do të ketë nevojë për 8000 km diga mbi 10 metra të larta, për t’u mbrojtur dhe pa to do të humbasë 16% të sipërfaqes totale të tokës, përfshirë edhe pyllin e Sundarban – një prej strehave të fundit të tigrit të Bengalit.

Modifikuar më Tuesday, 17 Prill 2018 13:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...