Shqipëria po boshatiset në nivel alarmues nga politikat dështuese të qeverisë

Diel, 16 December 2018 17:06

Nga Xhemal Gjunkshi

Politikat dështuese të qeverisë detyrojnë të rinjtë shqiptarë të largohen nga vendi.

Politikat dështuese të kësaj qeverie super të korruptuar, kanë detyruar dhe po detyrojnë çdo ditë të rinjtë shqiptarë të largohen nga vendi ku kanë lindur, ku janë rritur, ku kanë nënën, babanë, motrën, vëllain, gjyshen, gjyshin, shokun, shoqen, etj.

Të rinjtë po largohen për një jetë më të mirë, pasi jeta në Shqipëri sa vjen dhe po bëhet e vështirë, gati e papërballueshme për të mbijetuar ku faktet janë rrëqethëse.

Sikurse analizon Organizata Gallup, e cila është më e njohura në botë për anketat mbi opinionin publik, ndër 152 vendet, shtetasit e të cilëve janë anketuar mbi dëshirën për tu larguar nga vendi,

Shqipëria renditet në vendin e 4(katërt).

Sipas kësaj Organizate, 60% e shqiptarëve të cilët morën pjesë në anketim janë shprehur se do të dëshironin të largoheshin përgjithmonë nga Shqipëria.

Mes shteteve të Evropës, Shqipëria ishte vendi që zinte përqindjen më të lartë.

Listën e kryeson Sierra Leone, ku 75% e shtetasve janë shprehur që dëshirojnë të largohen nga vendi i tyre, ndërsa Siria është një ndër 10 vendet me përqindje më të larta, për shkak të konfliktit.

Arsyet e largimit sipas Gallup janë:

Niveli tepër i ulët ekonomik.

Niveli i lartë i korrupsionit.

Mungesa e sigurisë personale.

Shteti shqiptar nuk u ofron mundësi ekonomike shqiptarëve për të qëndruar në vendin e tyre dhe duke parë GDP për frymë apo fuqinë blerëse të shqiptarëve në Shqipëri, Shqipëria renditet e 100-ta në botë.

Pjesa më e madhe e shqiptarëve preferojnë të largohen kryesisht drejt SHBA-ve apo Gjermanisë për shkak të mundësisë ekonomike në këto vende.

Organizata Botërore Gallup ka konstatuar se në pesë vitet e fundit, gjatë të cilës drejton pushtetin Qeveria e Rilindjes, numri i shtetasve shqiptarë që duan të largohen ka ardhur në rritje.

Problemi kryesor është rrjedhja e trurit.

Është fakt shumë i trishtë që në Shqipëri të rinjtë e arsimuar duan të largohen jashtë vendit për një jetë më të mirë ndërsa të rinjtë e paarsimuar duan të qëndrojnë në vend.

Në këtë rast vihemi përballë rrjedhjes së trurit dhe ky është një shqetësim serioz për drejtuesit e këtij vendi.

Largimi i trurit është një kambanë alarmi për këtë qeveri të kriminalizuar dhe të korruptuar.

Sikurse është shprehur së fundmi edhe Walter Gros, drejtuesi i Fondacionit “Konrad Adenauer” në Shqipëri, i cili u intervistua nga radio publike gjermane DeutschlandFunk, me ritmin e lartë të largimit të të rinjve nga vendi, mund të ndodhë që një ditë të mbetet vetëm qeveria e të mos ketë popullsi.

A është vallë kjo qeveri e shqetësuar nga ky fenomen?

Duke u nisur nga kjo analizë dhe për shumë arsye të tjera Qeveria më tepër se kurrë te dëgjojë zërin e studentëve, te ulë arrogancën dhe ti dalë për zot rinisë së vendit të vet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...