Motra e Meghan Markle, Samantha ka ‘shpërthyer’ me një mesazh në rrjetet sociale duke akuzuar motrën e saj Megan, se nuk e ka ftuar familjen e saj në dasmën mbretërore që do të mbahet më 19 maj.
Ajo thotë se Meghan dhe Prince Harry kanë ftuar qindra të panjohur në dasmën e tyre por kanë lënë jashtë shumë të afërm dhe familjarë të tyre. Samantha, është motra nga babai e Meghan, ajo jeton në Florida, SHBA dhe e ka shkruar gjithë hatërmbetjen e saj në një postim.
“Për respekt dhe humanitet, familja Markles duhet të ishin të gjithë të ftuar, përderisa ka vend për 2 mijë të huaj. Xhaxhai ynë, vëllai, unë, miku i ngushtë për 30 vite, nipërit etj. Nuk është çështje afrimiteti, por familja mbetet familje,’’ shkruan ajo.
E fejuara e Princ Harry ka marrëdhënie të mira me babain e saj Thomas Markle, edhe pse 73 vjeçari bën një jetë të qetë në Rosarito në Meksikë. Madje akoma nuk është zyrtarizuar fakti nëse do të jetë babai i saj ai që do ta shoqërojë drejt altarit.
Sigurisht që nëna e saj Doria, është e ftuar, madje ajo e ka shoqëruar disa herë çiftin në udhëtime. Ndërsa e motra shkruan,’’Familja Markle mezi pret të marrë ftesat e saj. Por deri tani asnjë nuk ka marrë ftesa,’’ tha ajo.
Rreth 1200 të ftuar në dasmë janë njerëz publik nga mosha dhe vende të ndryshme, ndërsa në total shkojnë rreth 2640 të ftuar.