Edhe ditën e nesërme, meteorologët parashikojnë temperatura të larta. Në bregdet, sipas IGJEUM, temperaturat maksimale pritet të shkojnë 21 °C, në vendet e ulëta 24 °C dhe 23 °C në vendet malore.
RESHJET
Sot pasdite (e enjte, dt.12) dhe nesër (e premte, dt.13) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Nesër (e premte, dt.13) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
- Në bregdet: 13 / 21 °C
- Në vendet e ulëta: 11 / 24 °C
- Në vendet malore: 8 / 23 °C
ERA
Sot pasdite (e enjte, dt.12) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet, ndërsa nesër (e premte, dt.13) pritet të fryjë erë e lehtë.
ZJARRET NË PYJE
Sot pasdite (e enjte, dt.12) dhe nesër (e premte, dt.13) pritet nivel rreziku “I MODERUAR” në qarkun e Fierit dhe “I ULËT” në pjesën tjetër të territorit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së sotme, ndërsa nesër pritet të zbutet kryesisht në pjesën veriore të territorit.