Shpesh njerëzit justifikohen se kanë pirë vetëm një gotë alkool në ditë dhe se kjo nuk i shkakton asnjë problem shëndetit të tyre. Por në rastin e alkoolit, masa nuk është kusht. Edhe një gotë e vetme alkool në ditë mund të shkurtojë jetën tuaj. Të paktën kështu është raportuar nga një studim i fundit i tgcom.il.
Një analizë e kryer në 600.000 konsumues të alkoolit, zbuloi se pesë në 10 konsumatorë në javë ishin të predispozuar t'u shkurtohej jeta me 6 muaj.
Kjo lidhet me sasinë e lartë të konsumimit të alkoolit. Ata që konsumojnë 18 pije e më shumë, mund të humbasin deri në 5 vjet jetë.
Ekspertët thonë se kjo hedh poshtë idenë se pijet e lehta bëjnë mirë.
Shkencëtarët, të cilët krahasuan shëndetin e njerëzve që nuk konsumojnë alkool me ata që konsumojnë në 19 vende, llogaritës sa jetë mund të humbasin nëse pijnë të njëjtën sasi alklooli për pjesën tjetër të jetës, duke nisur nga mosha 40 vjeç.
Gjithashtu shkencëtarët thonë se konsumimi i alkoolit rrit rrezikun e sëmundjeve kardio-vaskulare.
Të konsumoje alkool ulte rriskun jo fatal të sëmundjeve të zemrës, por shkencëtarët thonë se një "përfitim" i tillë u sfumua duke parë rriskun e lartë të formave të tjera të sëmundjeve të zemrës.
Studimet e mëparshme sugjeronin se vera e kuqe është e mirë për zemrën, por ka disa shkencëtarë të cilët mendojnë se janë ekzagjeruar.