Të gjithë e mbajnë mend, vjedhjen e bizhuterive të Kim Kardashian në një hotel gjatë javës së modës në Paris.
Policia ka gjetur një të dyshuar të ri, në lidhje me vjedhjen e Kim në 2016.
I dyshuari është ndaluar të enjten dhe po merret në pyetje, por oficeri i policisë që po merret me rastin nuk ka treguar detaje të tjera në lidhje me ngjarjen.
10 vetë janë akuzuar deri tani, ndërsa organizatori i vjedhjes ndodhet në burg, madje i ka shkruar edhe një letër faljeje yllit të televizionit.
Grupi që dyshohet se është futur në 2016 për të vjedhur në hotelin ku qëndronte Kim i vodhi asaj më shumë se 10 milionë dollarë bizhuteri.