Tre të rinj janë plagosur me thikë në Lushnje nga një person rreth 35 vjeç, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes pas tentativës për t'i vrarë. Autori është një 35-vjeçar me iniciale E.Sh.
Tre të lënduarit janë dërguar në spital; ata janë me moshë 15, 20 dhe 23 vjeç. Sipas mjekëve, jeta e tyre nuk rrezikohet nga plagët e marra.
Ndërkohë që policia ka njoftuar se deri tani ka arritur të arrestojë vetëm shokun e autorit, i cili akuzohet si bashkëpunëtor, Renato Pupin, i cili e ndihmoi E.SH të ikte nga vendi i krimit.