Sherr në Lushnjë/ Fermerët konfliktohen me njëri-tjetrin, ministri ia mbath pa i takuar

Premte, 08 May 2020 17:12

Dy fermerë të Velmishtit të identifikuar si Luli Cela dhe Geni Ziu që prisnin takim me ministrin Bledi Cuci janë shoqëruar për në polici. Fermerët  mësuan se do të vinte ministri dhe u mblodhën në një pikë eksporti për të biseduar në lidhje me dëmet që kanë pësuar dhe të bisedonin për problemet e tyre.

Ata qëndruan rreth një orë në rrugë përballë magazinës ku do të shkonte ministri, por takimi mes tyre nuk u zhvillua.

Ministri Bledi Cuci  ishte në shtëpinë e grumbulluesit që ndodhej përballë magazinës dhe fermerët ishin në rrugë.

Ndërkohë dolën pronarët e shtëpisë dhe krijuan një incident me një fermer i cili po filmonte fermerët dhe ktheu kamerën nga banesa ku po qëndronte ministri.

Ministri i zgjodhi të largohej pa zhvilluar takimin me fermerët.

Ai futi makinën brenda oborrit të shtëpisë dhe u largua, ndërsa fermerët që ishin mbledhur u shpërndanë.

Vëllai i njërit prej të shoqëruarve, Gëzim Huhaj tregoi për Faxweb.al, incidentin e ndodhur rreth orës 2 të drekës:

“Ishte një konflikt i kotë sepse ne nuk kemi konflikte me askënd, as me zotërinjtë që u konfliktuam. Thjesht ishim në pritje të ministrit të Bujqësisë për ti thënë dy fjalë si fermerë. Nuk ishim pjesë e takimit, por ishim mbledhur dhe po prisnim në rrugë. Ishim informuar që Cuci po qëndronte në Velmisht. Aty pati një debat ndërmjet zotërisë ku kishte ardhur Bledi Cuci dhe nesh. E quaj debat të kotë dhe nuk mendoj që duhet të arrinte deri këtu gjendja. Incidenti ishte me fjalë.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...