Cikël poetik nga Ilmi Dervishi
***
Lasgushi më ka thënë...
E mua m’u kujtove ti
"Vetëm mos me t’zanë..."
Varg diku në një poezi.
***
Kishte vite që dëshirat fjetën
Me dhimbje brenda meje
Harrova dashurinë, desha jetën
Tani trazuar prej teje.
***
Trupin im e trupi Yt
Me kilometra janë larg.
Më the e të thashë shpirt
Ndaj të kam në prag.
***
Nëpër vargje ndjenje rrjedh
Shkruaj për atë që ndiej
Nëse copëza foriri të mbledh
Më shume te ti do gjej.
***
Aq i mërzirur isha sot
Kam tre ditë pa qesh,
Serioz nuk rri më dot
Kur para teje të jesh!
***
Edhe këtë herë
A e di?
Ajo gota me verë
Nuk u pi.