Fitim i ulët për Teslan – Shkurton fuqinë punëtore me 7%

Premte, 18 Janar 2019 18:23

Tesla tha se do të shkurtojë mijëra vende pune për të frenuar shpenzimet pasi ka në plan të rritë prodhimin e versioneve me çmim më të ulët të Modelit 3.

Kompania do ti ulë aksionet e saj në 7 për qind. Tesla, e cila ka luftuar për të arritur fitim në kohë afatgjatë dhe për të mbajtur shpenzimet nën kontroll, tha gjithashtu se pret që fitimi i tremujorit të katërt të jetë më i ulët se tremujori i kaluar. Tesla duhet të vazhdojë të bëjë progres drejt një modeli 3 me çmim më të ulët. Musk ka qenë nën presion të fortë për të stabilizuar prodhimin e Modelit 3, një makinë e cila u zbulua në fillim të vitit 2016.

Në një memorandum për punonjësit, Musk tha se 2018 ishte “viti më sfidues në historinë e Teslas”, duke shtuar se kompania kishte punësuar 30 për qind punonjës vitin e kaluar, që ishte më shumë sesa mund të suportonte.

“Dua të sigurohem që ju i njihni të gjitha faktet dhe shifrat dhe arrini të kuptoni se rruga përpara është shumë e vështirë” -tha Musk. “Nuk ka asnjë mënyrë tjetër “– shtoi ai. Musk tha se nevoja për versione me çmim më të ulët të Modelit 3 do të bëhet më e madhe që nga 1 korriku, kur kredia tatimore në SHBA do të bjerë përsëri në gjysmë, duke e bërë makinën $ 1,875 më të shtrenjtë.

Tesla raportoi një fitim prej 311.5 milionë dollarë, ose 1.75 dollarë për aksion, për tremujorin e tretë që përfundoi më 30 shtator. Kompania tha se do të reduktojë numrin e punonjësve me orar të plotë me rreth 7 për qind dhe do të mbajë vetëm vendet dhe kontraktuesit më të rëndësishëm. Musk para pak muajsh njoftoi se ekipi i kompanisë kishte 45 mijë punëtorë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...