Qeveria gjermane po konsideron ndalimin e Huawei nga aksesi për 5G duke thënë se shqetësimet e sigurisë janë të një rëndësie të lartë.
“Siguria e rrjetit të ardhshëm 5G është me rëndësi të madhe për qeverinë federale. Qeveria federale do të udhëhiqet nga kjo në lidhje me krijimin e një rrjeti të ardhshëm 5G” -tha Ministria e Punëve të Jashtme dhe Energjisë për CNBC. Ajo shtoi se nuk janë marrë vendime në këtë pikë.
Gazeta gjermane Handelsblatt raportoi se administrata e kancelares Angela Merkel po shqyrton në mënyrë aktive mënyrat për të përjashtuar Huawei nga rrjetet 5G të vendit. Huawei po përballet me frikën në rritje se teknologjia e saj 5G do të mundësojë spiunazhin kinez përmes celularit super të shpejtë. Si Australia ashtu dhe Zelanda e Re kanë ndaluar gjigantin e telekomunikacioneve nga furnizimi i pajisjeve 5G në vendet e tyre duke përmendur shqetësime të sigurisë.
Huawei tha në një deklaratë të enjten në mbrëmje “ne gjithashtu e mirëpresim qasjen e verifikimit dhe standardizimit të zgjidhjeve teknologjike të komunikuara publikisht nga Qeveria Federale Gjermane. Ne nuk shohim arsye racionale për të përjashtuar Huawei nga ndërtimi i infrastrukturës 5G në çdo vend në botë”.
Biznesi i Huawei ka provuar deri tani se mbetet rezistent, me më shumë se 100 miliardë dollarë të ardhura që priten në 2018.