Demalia: Parlamenti poshtë nivelit kaubojs, opozita të djegë mandatet e këshilltarëve bashkiakë

Saturday, 16 Mars 2019 21:44

Analisti, Ilir Demalia, mbështet tezën e kreut të LZHK-së, Dashamir Shehi, për të vijuar aksionin e opozitës me djegien e mandateve të këshilltarëve bashkiakë.

Në një lidhje me skype nga SHBA për Rtv Ora, Demalia u shpreh: "Jam dakord me atë që ka thënë Dash Shehu, meqë i kanë hyrë kësaj rruge, të krijohet një kolaps total, të japin dhe dorëheqjen nga Bashkitë".

Në përgjigje të tij, ish-deputeti demokrat Aldo Bumçi i cili ishte i ftuar në studion e lajmeve, tha se do të shqyrtohen të gjitha mundësitë hap pas hapi.

Bumçi: Patjetër çdo hap në kohën e tij. Përsa kohë e bëmë këtë për parlamentin, pushtetet e tjera janë dytësore. Hapat do të merren në momentin e duhur.

Analisti Demalia në një koment të tij pas protestës së opozitës, tha se qeverisja e kryeministrit Rama ka mbaruar dhe çdo zgjatje do të agravojë më tej situatën.

Demalia: Edi Rama ka mbaruar, sado ta zgjasë do të krijojë një gjendje më agravuese, më të rënduar të shtetit, më të rrënuar të institucioneve. Tempulli i demokracisë parlamentare është kthyer në një tempull krimi. Qeveria është një qeveri arrogante, autoritariste, e lidhur dhe e kapur me oligarkinë e krimit dhe pastrimin e parasë së krimit me të cilën rri në pushtet. Të gjitha janë të qarta dhe nuk ka nevojë ta themi e thanë gjermanët, amerikanët. E themi ne, janë shqiptarët që do të vendosin për fatin e tyre. Si do të dilet nga kjo gjendje? Shteti ka rënë, institucionet kanë rënë. Nuk kemi de facto parlament, kemi një parlament me disa arnime të tipit Hajdari. Po zbret më poshtë se niveli kaubojs.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...