Delegacioni gjerman, ultimatumi: Të parandalohet blerja e votave, drejtësia të hetojë edhe zgjedhjet e kaluara

Premte, 22 Mars 2019 18:27

“Shqipëria duhet të zhvillojë instrumenta efektivë për të parandaluar mashtrimet në zgjedhje dhe blerjen e votave si dhe për të ndjekur në mënyrë të vendosur çdo moment dyshimi. Duhet të garantohet besimi i pakufizuar i qytetarëve në forcën e votës së tyre!”.

Kështu deklaruan në përfundim të vizitës së tyre në Tiranë Dr.Christian Hellbach, I Ngarkuari për Evropën Juglindore, Turqinë dhe Shtetet e EFTA-s pranë Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme dhe Thomas Ossowski, I Ngarkuari për Politikat e BE-së pranë Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

Në deklaratën e tyre u theksua se “Akuzat, të cilat kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e zgjedhjeve të kaluara, duhet të verifikohen dhe përpunohen nga drejtësia dhe parlamenti në përputhje me procedurën e parashikuar për këtë.”.

Gjatë vizitës në Shqipëri ata zhvilluan takime me Presidentin e Republikës Meta, Kryeministrin Rama, Ministrin e Brendshëm Lleshaj, Ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Cakaj si dhe me kryetarin e Partisë Demokratike Basha dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Më poshtë keni deklaratën e plotë të zyrtarëve të lartë gjermanë që u publikua para pak minutash nga faqja e Ambasadës së Gjermanisë në Tiranë.

Tema e bisedave ishte situata aktuale e politikës së brendshme pas dorëzimit të mandateve nga opozita. I kemi dëgjuar me vëmendje argumentat e të gjitha palëve. Debatet dhe përballjet politike janë të dëshiruara në cdo demokraci. Dhe: E drejta për të protestuar është një element i rëndësishëm i kushtetutshmërisë demokratike. Por dhuna është e papranueshme.

Është detyra e të gjithë deputetëve të zgjedhur, pikërisht në parlament, me angazhim dhe në mënyrë konstruktive, të çojnë përpara reformat e nevojshme dhe të arrijnë rezultate konkrete. Shqipëria është, p.sh. në reformën e drejtësisë, në rrugë të mbarë. Kurse bojkoti i parlamentit dhe sidomos dorëzimi i mandateve është për ne i gabuar.

Ndaj u bëjmë thirrje të gjitha partive të tregojnë përgjegjësi përkundrejt zgjedhësve të tyre dhe të marrin pjesë në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor. Rekomandimet e OSBE-ODIHR-it,- të cilat u drejtohen si pushtetit ekzekutiv ashtu edhe atij legjislativ, kanë bërë të qartë, se në cilët sektorë duhet të përmirësohet ende sistemi zgjedhor shqiptar. Qeveria Federale është angazhuar prej muajsh tanimë, që reforma zgjedhore të shkojë përpara dhe ka financuar ndër të tjera punën e ekspertëve të pavarur për këtë qëllim.

Shqipëria duhet të zhvillojë instrumenta efektivë për të parandaluar mashtrimet në zgjedhje dhe blerjen e votave si dhe për të ndjekur në mënyrë të vendosur çdo moment dyshimi. Duhet të garantohet besimi i pakufizuar i qytetarëve në forcën e votës së tyre! Por kjo arrihet vetëm me një parlament funksional. Ne u bëjmë thirrje të gjitha partive, të punojnë në mënyrë konstruktive për reformën zgjedhore. Akuzat, të cilat kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e zgjedhjeve të kaluara, duhet të verifikohen dhe përpunohen nga drejtësia dhe parlamenti në përputhje me procedurën e parashikuar për këtë.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...