Motorola sjell një tjetër surprizë për të gjithë përdoruesit e markës . Disa ditë më parë kanë rrjedhur specifikat e smartfonit të ri Moto E5 Plus.
Ndërsa tani është shfaqur një tjetër smartfon i ri i kësaj kompanie, Moto G6 Plus, në ëebfaqen e njohur GeekBench.
Moto G6 Plus, sipas GeekBench, do të vijë me ekran 5.93-inç Full HD+ dhe raport të ekranit prej 18:9, procesor Snapdragon 660, 4 ose 6 GB RAM memorie dhe 32 ose 64 GB memorie të brendshme, transmeton Koha.net.
Gjithashtu, Moto G6 Plus pritet të vijë me kamerën kamerën kryesore të dyfishtë prej 12 + 5 megapikselë, baterinë prej 3,200 mAh, si dhe do të ofrojë mbështetje për dy SIM kartela.
Seria e re Moto G6 pritet të lancohet më 19 prill në Brazil.