×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Iphone X jo aq i suksesshëm, merren masa drastike nga Apple

E mërkurë, 18 Prill 2018 17:55

  Apple reduktoi prodhimin e iPhone X për tremujorin e parë të këtij viti dhe të njëjtën masë, ndoshta edhe më drastike pritet që të marrë edhe për tremujorin që sapo ka nisur.

Wall Street Journal, duke cituar burime nga kompania, thotë se drejtuesit e Apple e ndërmorën këtë masë të detyruar nga shitjet e pakta në treg të telefonit më të kushtueshëm, por edhe më të avancuar të gjigantit amerikan të teknologjisë.

Në tremujorin e parë, Apple kishte planifikuar të prodhonte 40 milionë iPhone X, por duke parë sasinë e madhe të mbetur stok në treg e përgjysmoi këtë shifër duke e çuar në 20 milionë.

Po 20 milionë përflitet se është edhe plani për tremujorin e dytë të këtij viti, megjithëse nga vetë kompania nuk jepet asnjë e dhënë zyrtare. iPhone X doli në shitje në tetor të vitit të kaluar dhe u trumpetua nga Tim Cook si pajisja më e mirë e ndërtuar ndonjëherë nga Apple. Prodhimi i këtij telefoni mbërriti në 10-vjetorin e daljes së iPhone dhe në treg u hodh për një çmim prej rreth 1 mijë dollarë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...