Një ngjarje kriminal është regjistruar orët e para të mëngjesit të së hënës në autostradën Tiranë-Durrës.
Të shtënat me armë zjarri kanë pasur objektiv një karburant në afërsi të Vorës.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur 22 gëzhoja ndërsa shenjat e plumbave gjithashtu dukeshin qartë në pjesën e jashtme te karburantit.
Sipas informacioneve godina drejt së cilës është qëlluar përket shtetasit me iniciale E.SH.
Nuk dihen ende rrethanat apo autorët e mundshëm teksa për këtë ngjarje nuk ka pasur asnjë njoftim nga policia e Tiranës apo ajo e shtetit.