Rishikim taksës së automjeteve, ndikon mosha e madhësia e motorit

Premte, 05 July 2019 18:57

Qeveria shqiptare po përgatit ndryshime në taksimin e automjeteve, ku parashikohet që detyrimi të llogaritet në mënyrë të pavarur nga viti i prodhimit të mjetit, duke u bazuar tek mosha dhe madhësia e motorit. Në paketë parashikohet që makinat elektrike apo ato me karburant që kanë nivel të ulët ndotje të kenë më pak ose aspak detyrime. Ekspertët thonë se taksimi duhet të kryhet sipas një raporti mes të ardhurave ekonomike që ka një familje shqiptare dhe numrit të automjeteve që ka vendi.

Qeveria shqiptare pritet të aplikojë rritjen e taksës së automjeteve sipas madhësisë e moshës së motorit, pavarësisht vitit të prodhimit.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Mjedisit dhe ajo e Financave janë angazhuar në hartimin e paketës së re, e cila do të sjellë edhe uljen e detyrimit të taksës për makinat me ndotje më të ulët.

Për ekspertin, Artur Sulçe, aplikimi i taksës së automjetit duhet të llogaritet në bazë të një raporti mes të ardhurave ekonomike që ka një familje shqiptare dhe numrit të automjeteve që ka vendi.

Sulçe: Sugjeroj që taksa të jetë e tillë që të bëhet një raport midis të ardhurave ekonomike, shportës që ka një familje shqiptare, numrit të mjeteve që ka vendi jonë dhe Prodhimit të Brendshëm Bruto, ashtu siç matet në vendet e BE-së.

Referuar ndryshimeve të parashikuara, në vijim do ketë një lehtësim në aspektin e taksave për automjetet hibride apo elektrike, si dhe për ato që janë të kategorisë Euro 4 apo 5.

Kjo shihet si një mënyrë për të nxitur blerjen e mjeteve të reja, si dhe ato që emetojnë sa më pak ndotje në mjedis.

Sipas ekspertit kjo është normale, por këto automjete kanë kosto të lartë dhe është e vështirë të asimilohet me zhvillimin ekonomik që ka vendi jonë.

Sulçe: Është krejt normale por gjithmonë ato kanë një kosto shumë më të lartë dhe shumë më të vështirë që ta asimilojë ky zhvillim ekonomik që ka vendi jonë.

Me qëllim nxitjen e përdorimit të automjeteve që emëtojnë sa më pak gazra ndotëse në mjedis është kërkuar edhe bashkëpunimi me pushtetin vendor, ku bashkive u kërkohet të angazhohen në instalimin e stacioneve të karikimit për automjetet elektrike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...