Bizneset, qeverisë: Mos rrisni çmimin e karburanteve, po falimentojmë

Saturday, 13 July 2019 21:20

Çmimi i karburanteve nuk duhet të pësojë më rritje. Kjo kërkesë do t’i dorëzohet zyrtarisht Kuvendit nga Konfederata e Industrive të Shqipërisë, me argumentin se Shqipëria radhitet sot në 20-25 vendet më çmimin më të lartë të karburanteve në botë, ku barra fiskale përbën deri në 60% të çmimit fundor për bizneset dhe qytetarët.

“Çmimi shumë i lartë bashkuar me cilësinë jashtë standardit të karburanteve në qarkullim, ka pasoja mbytëse dhe shkatërruese në ekonominë kombëtare, fuqinë konkuruese të prodhimeve & shërbimeve vendore, tërheqjen e investimeve të huaja, falimentimin e biznesit, industrive dhe mirëqënien e qytetarëve”,- thuhet në kërkesën e Konfindustrisë.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Konfindustria shprehet se nuk është parimisht kundër krijimit të një enti shtetëror të rezervave të sigurisë së karburanteve, por thekson se mekanizmi financiar i parashikuar në projektligj, që çon drejtpërdrejt në rritjen e barrës fiskale dhe si rrjedhim rritjen e çmimit fundor të karburanteve për bizneset dhe qytetarët është i papranueshëm.

“Financimi i ngritjes dhe funksionimit të entit shtetëror në fjalë mund të bëhet nga vlerat shumë të larta të tatimeve dhe taksave, që sot bizneset dhe qytetarët paguajnë për karburantet. Vetëm pagesat për taksën e qarkullimit arrijnë shumën prej mbi 120 milionë Euro/vit”, bënë me dije Konfirnustria.

Sipas Konfindustrias, vullneti politik i ekzekutivit në vite për rregullimin e tregut të karburanteve ka munguar plotësisht, duke i shkaktuar humbje financiare, ekonomike, shëndetësore dhe mjedisore prej qindra milionë Euro në vit ekonomisë kombëtare, buxhetit të shtetit, industrive, bizneseve dhe qytetarëve shqiptarë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...