Shkelje e privatësisë në Facebook, ekspozohen qindra miliona numra telefonit të përdoruesve

Saturday, 14 September 2019 21:58

Qindra miliona numra telefoni të lidhur me llogaritë në Facebook u lanë të ekspozuar në një server të pambrojtur, në shkeljen masive të fundit të sigurisë që godet gjigantin e teknologjisë.

Deri në 419 milionë numra telefoni u ruajtën në një bazë të dhënash të vendosur në shumë servera, përfshirë numrat e rreth 133 milionë përdoruesve të bazuar në SHBA.

Zbulimi vjen vetëm disa javë pasi Facebook u godit me një gjobë rekord prej 5 miliardë dollarësh nga Komisioni Federal i Tregtisë i SHBA-së, për shkeljen e të drejtave të intimitetit të përdoruesve.

Çdo bisedë telefonike ishte e lidhur me ID-në unike të një përdoruesi, i cili pastaj mund të përdoret shpejt dhe me lehtësi për të konstatuar akoma më shumë informacione personale siç janë emri i përdoruesit, gjinia dhe vendndodhja sipas vendit.

Kjo, nga ana tjetër, mund ta ekspozojë përdoruesin ndaj thirrjeve “spam” dhe të lejojë hakerat të fillojnë sulme ndaj llogarive apo numrave të telefonit.

Baza e të dhënave të pasigurta është tërhequr offline, por autori nuk është identifikuar përkundër përpjekjeve më të mira të profesionistëve të pavarur të sigurisë në internet, si dhe të vetë hetuesve të Facebook.

Zëdhënësi i Facebook, Jay Nancarrow u përpoq të minimizojë rëndësinë e shkeljes.

“Ky grup i të dhënave është i vjetër dhe duket se ka informacione të marra para ndryshimeve që bëmë vitin e kaluar për të hequr aftësinë e njerëzve për të gjetur të tjerët duke përdorur numrat e tyre të telefonit,” tha ai në një deklaratë.

“Grupi i të dhënave është hequr dhe ne nuk kemi parë asnjë provë se llogaritë në Facebook janë komprometuar.” – shtoi ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Politikë

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Nga Indrit Hoxha:  -"Ishte SPAÇ, u be SPAK."  

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...