Nuk ju pëlqen diçka në Facebook? Së shpejti mund të ankoheni në "Gjykatë"

E mërkurë, 18 September 2019 22:31

Pas skandalit ku dolën të dhënat e miliona përdoruesve, Facebook ka marrë masat që të mos ndodhë më një gjë e tillë.

Facebook do të krijojë një bord mbikëqyrës me 11 deri në 40 anëtarë që do të shqyrtojë ankesat si dhe do bëjë rekomandime për ndryshime. Kjo do të ketë formën e një "Gjykate".

Vetë themeluesi Mark Zuckerberg bëri një njoftim në Facebook ku njoftoi për të rejat që do të ketë platforma sociale.

"Nëse dikush nuk pajtohet me një vendim që kemi marrë, ai mund të apelojë para nesh dhe së shpejti do të jetë në gjendje të apelojë më tej në këtë bord të pavarur. Vendimi i bordit do të jetë i detyrueshëm, edhe nëse unë apo një anëtar i stafit të Facebook nuk pajtohet me të", shkruajti Mark.

Ndër të tjera, bordi do të kujdeset për përmbajtje që konsiderohen të papërshtatshme.

Kjo risi e Facebook do të nisë që në gjysmën e parë të vitit 2020.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Politikë

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Nga Indrit Hoxha:  -"Ishte SPAÇ, u be SPAK."  

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...