Betejat e Mario Draghi për financat e Europës

Saturday, 21 September 2019 08:45

Mario Draghi dhe BQE-ja po përballen me një Eurozonë të ngadalësuar. Teksa rreziku i recesionit në Europë rritet, BQE duhet të veprojë sa më parë
Nëse Mario Draghi kishte shpresuar se muajt e fundit, përpara se të largohej nga BQE, do të ishin të qetë, ai e ka pasur plotësisht gabim, shkruan The Economist.

Ai ka tetë vite në krye të Bankës Qendrore Europiane. Në vitin 2012, Draghi i dha fund panikut në lidhje me ndarjen e Eurozonës, duke u zotuar se do të bënte “gjithçka që duhet” për të mbrojtur monedhën e vetme. Në 2015, ai prezantoi masën e Lehtësimit Sasior (duke krijuar para për të blerë obligacione) përballë kundërshtimit të ashpër të shteteve anëtare të veriut.

Tani Eurozona po përballet me recesionin dhe qeveritë nuk po i vijnë fare në ndihmë, duke qenë të ngadalta për të lehtësuar politikën fiskale. Frika e investitorëve për një recesion të mundshëm dhe ndikimin e luftës tregtare kanë bërë që interesat e obligacioneve të bien. Jens Weidmann, kreu i Bundesbank dhe Klaas Knot, i Bankës Qendrore Holandeze, shprehen se duhet bërë shumë kujdes dhe se nuk duhet të reagohet ashpër kundër një stimuli të madh.

Por të dhënat ekonomike janë të tmerrshme. Prodhimi në Gjermani u tkurr në tremujorin e dytë dhe disa ekonomistë po mundohen që të pengojnë edhe një tkurrje tjetër në tremujorin e tretë. Italia është në stanjacion. Sipas indeksit të blerjeve të menaxherëve, rënia e prodhimit në Europë nuk tregon asnjë shenjë reduktimi. Sa më i thellë të jetë dhe sa më shumë të zgjasë, aq më të rënda do të jenë problemet edhe për pjesën tjetër të ekonomisë. Në Gjermani, shitjet me pakicë po bien dhe firmat po planifikojnë të punësojnë më pak punonjës.

Inflacioni është në nivele të ulëta. Çmimet e energjisë dhe të ushqimit kanë mbetur në rreth 1%, nën objektivin e Bankës Qendrore, por gjithsesi pranë nivelit prej 2%. Pritshmëritë afatmesme të investitorëve, të matur me normat e shkëmbimit, kanë zbritur në 1.2%, shumë më poshtë nivelit të viteve 2014-‘15, kur banka përgatitej të fillonte Lehtësimin Sasior.

Këndvështrimet e parashikuesve profesionistë të anketuar nga BQE janë edhe të zymta se ato të vitit 1999. Në një përpjekje për të forcuar besueshmërinë e saj, banka ka theksuar se nuk dëshiron të ulë objektivin e saj prej 2% në mënyrë të vazhdueshme. Por fjalët nuk kanë peshë, nëse ajo nuk i shoqëron ato edhe me veprime konkrete. Disa ekonomistë, mes tyre edhe Larry Summers nga Universiteti i Harvardit, argumentojnë se një prej shkaqeve kryesore të kësaj situate të zymtë ekonomike është mungesa e kërkesës.

Kostot e huamarrjes sovrane, në pjesën më të madhe të Eurozonës, janë afër zeros ose poshtë këtij niveli. Në një botë ideale, qeveritë do ta përqafonin menjëherë mundësinë për të marrë hua kaq lirë, në mënyrë që të investojnë. Dhe është gjithashtu e vërtetë që politika monetare ka gjasa të jetë më pak efektive sepse normat janë kaq të ulëta. Norma e depozitave të BQE-së është tashmë në -0.4%. Në një pikë, përfitimet e reduktimeve të mëtejshme do të kompensohen nga kostot e tyre, për shembull nëse klientët fillojnë të marrin hua fonde nga bankat dhe kështu t’i destabilizojnë ato.

Me kushtet financiare aktuale, Lehtësimi Sasior pritet që të mos jetë aq efektiv sa në vitin 2015. Do të ishte shumë e papërgjegjshme nga ana e BQE-së nëse ajo nuk do të ndërmerrte asnjë masë dhe nuk do të reagonte. Në fakt, është detyrë e saj që të arrijë të vendosë stabilitet të çmimeve. Gjasat që qeveria e Gjermanisë të marrë hua për të shpenzuar janë të pakta, edhe nëse e gjithë lakorja e tij e rendimentit të obligacioneve të saj ka rënë nën nivelin zero. Derisa qeveritë të rrisin sasinë e parave për të shpenzuar, BQE-së nuk i mbetet zgjidhje tjetër veçse të veprojë. Kjo është e vetmja gjë me vlerë që i mbetet të bëjë.

Z. Draghi duhet të tregohet i guximshëm gjatë kësaj periudhe që i ka mbetur në krye të BQE-së. Edhe pse qëllimi për ulje të normave të interesit është i kufizuar, ai ende ekziston. Gjëja më e rëndësishme është lehtësimi i ndikimit në stabilitetin financiar, nëpërmjet “rregullimit” të normave të depozitave dhe duke u mundësuar bankave një zbritje për disa nga normat e interesat që ata do të duhet të paguanin për të depozituar paratë e tyre në Bankën Qendrore.

Ky do të ishte një tregues i faktit që BQE mund të ulë normat e mëtejshme të interesit, pa “hedhur në erë” sistemin bankar. Z. Draghi duhet të rifillojë edhe Lehtësimin Sasior dhe të angazhojë bankën për blerjen e obligacioneve derisa inflacioni bazë të shfaqë shenjat e një rikuperimi domethënës. Ai ka thënë edhe më parë se ai i konsideron blerjet e aseteve si veçanërisht të dobishme në ringjalljen e pritshmërive të inflacionit. Një pengesë në këtë drejtim është kufizimi i vetëvendosur nga BQE-ja, sa i takon pjesës së obligacioneve qeveritare të një vendi që banka mund të blejë. Kjo duhet të ndryshojë nga një e treta në gjysmë, duke dërguar një sinjal të fuqishëm se me BQE-në nuk bëhet shaka, por biznes i mirëfilltë.

Ligjshmëria e Lehtësimit Sasior është ende duke u shqyrtuar në Gjykatën Kushtetuese të Gjermanisë, por një vendim i Gjykatës Europiane të Drejtësisë dhënë gjatë vitit të kaluar, u duk sikur i dha BQE-së të gjithë hapësirën e nevojshme për të arritur stabilitetin e çmimeve. Së fundmi, z. Draghi duhet të përpiqet të përdorë të gjithë forcën e pushtetit të tij për t’i nxitur qeveritë që të ushtrojnë fuqitë e tyre fiskale, në mënyrë që të shmangin një recesion të mundshëm.

Z. Draghi është në një pozicion unik. Qëndrimi i tij me investitorët dhe qeveritë është ajo që ia rrisin atij vlerat në krye të BQE-së. Dhe pasi ai largohet nga ky post, vetëm disa javë më pas, ai mund të jetë i paqartë nëse ia ka arritur që ta përcjellë ashtu siç duhet mesazhin se edhe qeveritë dhe jo vetëm Banka Qendrore Europiane, duhet të veprojnë. Nëse ai do ta arrijë një gjë të tillë, do të jetë padyshim njeriu që arriti deri në fund të mbrojë euron./MONITOR

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...