Shqipërisë do i ofrohet modeli norvegjez? Integrim pa u bërë pjesë e BE-së

Tuesday, 05 November 2019 09:42

Çfarë projekti do të ofrojë Bashkimi Europian për Shqipërinë? Gerald Knaus, një nga emrat më me ndikim në Bruksel në fushën e mendimit, drejton Iniciativën Evropiane për Stabilitet.

Sipas Dojçe Veles, ai thotë se presidenti francez Emmanuel Macron vetëm sa i dha goditjen finale procesit të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor.

Në një analizë, Knaus shkruan se nëse do e krahasojmë Ballkanin Perëndimor me një ‘dem’, atëherë ai ka marrë goditje të vazhdueshme ndër vite, por ishte Macron që i dha fund vuajtjes duke e vrarë procesin e zgjerimit sipas formulës aktuale.

A ka ‘vdekur’ zgjerimi?

Knaus, rekomandimet e të cilit kanë ndikim në BE, sugjeron që BE t’u ofrojë vendeve të Ballkanit Perëndimor mundësinë e aderimit në një treg të përbashkët si Norvegjia apo Islanda.

Çfarë është modeli norvegjez? Ky vend nuk është pjesë e BE-së, por anëtar i Zonës Ekonomike Europiane, një mekanizëm i krijuar në vitin 1992 ku bëjnë pjesë të gjitha vendet e BE.

Tregu është i hapur, ekziston liria e lëvizjes, nuk ka dogana përveç rasteve të veçanta.

Tani pikëpyetja është se nëse këtë model do e pranojë Gjermania, e cila në pranverën e vitit që vjen do prezantojë bashkë me Francën projektin për Ballkanin Perëndimor. Sipas Dojçe Veles ekziston mundësia që Berlini të pranojë projektin, por në fund dilema e madhe është se si do na e shesin këtë histori stabilokratët ballkans?

Në fund të fundit, procesi i integrimit me mënyrën se si ka ecur deri më tani nuk ka ndihmuar për të luftuar autokratët në rajon. Mes tyre, gazetat gjermanishtfolëse përfshijnë edhe Edi Ramën e Shqipërisë.

“A është më mirë për Ballkanin Perëndimor të ketë trumcakun në dorë apo pëllumbin në degë? Sidoqoftë statusi quoja është prishur dhe nuk ka vakuum në politikë. Diçka e re po vjen,” shkruan Dojçe Vele.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...