Grupi i PPE dorëzon amendament për Ballkanin Perëndimor: Shqipëria të përmbushë 15 kushtet para Konferencës Ndërqeveritare

Hënë, 15 June 2020 13:32

Janë të panegociueshme: Dënimi i votëblerësve, anulimi i ligjeve për median, nevoja për zgjedhje vërtet të lira e të ndershme si edhe anomalia e madhe e pushteti lokal

Me sa duket prapë kryeministri Rama do ta mbesë në klasë Shqipërinë në provimin para BE. Grupi Parlamentar PPE ka dorëzuar sot një amendament për rezolutën mbi Ballkanin Perëndimor e cila miratohet këtë javë në plenaren e Parlamentit Europian.

Amendamenti i firmosur nga eurodeputetja, Kinga Gàl, raportere e PPE për këtë rezolutë me kërkesën e raporterit për Shqipërinë, David Lega e me pëlqimin e koordinatorit Michael Gahler, cilëson se Parlamenti Europian:  Thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet anëtare”

 

Në një konference shtypi në kryeministri në 6 qershor Edi Rama nuk foli për 15 kushtet e Bashkimit Europian, kërkesa të udhëhequra nga Gjermania, Franca dhe Holanda.

Tre ditë më vonë, Kryeministri ishte i pranishëm në Këshillin Kombëtar të Integrimit, por edhe në këtë takim Rama foli 25 minuta në përgjithësi mbi Europën, bujqësinë e aplikacionin e-Albania, por nuk i përmendi 15 kushtet. Krejt ndryshe kanë reaguar Presidenti Meta dhe deri diku Ruçi, të cilët u fokusuan seriozisht në këto kushte, kurse kryeministri Rama as i përmendi dhe as nuk po punon ti plotësojë.

Grupi Parlamentar i PPE përsëriti me 12 qershor, një deklaratë te para dy ditëve duke investuar edhe nënkryetarin Kovacev krahas titullarit për politiken e jashtme Gahler. Aty përmendeshin disa herë 15 kushtet dhe listoheshin veçantë ato më pikantet: dënimi i votëblerësve, anulimi i ligjeve për median, nevoja për zgjedhje vërtet të lira e të ndershme si edhe anomalia e madhe e pushteti lokal.

Deklarata e quan se kjo situatë që bie ndesh me nocionin bazë të demokracisë plurale dhe vë në dyshim ligjshmërinë e tyre; si dhe përsërit kushtin e BE dhe të Bundestagut që kjo të sqarohet sa më parë. Synimi sipas PPE është përsëri mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për bashkitë, mundësisht në një ditë me ato parlamentare mundësisht në pranverën e ardhshme.

Javën e shkuar u mësua se qeveria kishte hequr nga plani i punës për integrimin europian kushtin “procedimi penal i votëblerësve”, por Grupi PPE inicioi të hënën, 15 qershor,  amendamentin për 15 kushtet. Planin e punës e paraqiti Rama më 9 qershor në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...