Era sot ka arritur shpejtësi mbi 70 kilometra në orë në disa qytete të ultësirës perëndimore, përfshirë edhe Tiranën. Më problematike situata paraqitet në bregdetin e Jonit, ku era ka arritur në momente të shkurtra deri në 102 kilometra në orë.
Era do të mbetet problematike edhe gjatë të martës, kryesisht në bregdet dhe shtrirjen perëndimore, një dobësim i erës pritet mesnatën e së martës, megjithëse në bregdet do të vijojë herë pas here e fortë.
Temperaturat ulen me të paktën 5 grade ditën e hënë, ndërsa rënia vijon e lehtë mëngjesin e së martës, por nga mesdita dhe deri në fundjavë pritet që temperaturat të ngjiten në vlerat tipike të janarit, nga -4 deri 11 gradë në mesditë.
E hënë, 6 janar 2020. Parashikimi sipas IGJEUM, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit
RESHJET
Nesër (e hënë, dt.06) priten reshje të dobëta dhe lokalisht të dobëta në shumicën e qarqeve (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në Veri, Veri-Lindje, Jug dhe Jug-Lindje të vendit, në zonat malore mbi 800 m mbi nivelin e detit, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës.
TEMPERATURAT
Nesër (e hënë, dt.06) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 2 / 9 °C
në vendet e ulëta: 0 / 7 °C
në vendet malore: -6 / -2 °C
ERA
Nesër (e hënë, dt.06) pritet të fryjë mesatare deri e fortë.