Këtë fillimviti, vendi ynë është i përfshirë nga acari dhe i ftohti polar me temperatura që shkojnë deri në minus disa gradë në zonat e thella malore.
Sot do të jetë dita më e ftohtë e javës dhe moti do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do variojnë: në zonat malore nga -9ºC deri në 02ºC, në zonat e ulëta nga -3ºC në 08ºC dhe në zonat bregdetare nga 02°C në 10ºC.
Era do të fryej në drejtim Verior-Verilindor me forcë valëzimi deri në 4 ballë.
Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje të izoluara ku në zonat e thella do të jenë në formën e dëborës.
Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -11ºC deri në 02ºC dhe në zonat e ulëta nga -5ºC në 03ºC.